Policia e Tiranës ka dhënë detaje nga atentati i dyshuar i ndodhur pak minuta më përpara në Shkozë. Sipas njoftimit të policisë, persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta 21-vjeçarin Hysen Xhakolli dhe më kanë janë larguar.
Bëhet me dije se i riu është dëmtuar dhe ndodhet në spital.
Burime mediatike flasin se ndaj të riut është qëlluar me armë, por vetë policia njoftoi se ndaj tij ka pasur vetëm dhunë fizike. 21-vjeçari ishte i shoqëruar nga një vajzë në momentin e ngjarjes.
Ende nuk dihet shkaku i konfliktit mes tyre.
“Më datë 18.10.2023, rreth orës 21:30, në Shkozë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin H. Xh., 21 vjeç, dhe më pas janë larguar.
Si pasojë 21-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje