TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Tetor 2023, 11:03

Sulmoi një grua me hanxhar në Korçë, flasin dëshmitarët: Autori dukej i droguar

Shkruar nga Pamfleti

Sulmoi një grua me hanxhar në Korçë, flasin

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Korçë. Një grua mbeti e plagosur pasi u godit me hanxhar nga një i ri në zonën e njohur si pazari i Korçës.

Po ashtu, i plagosur lehtë ka mbetur dhe një shtetas tjetër i cili ishte i pranishëm në vendngjarje dhe ndërhyri për t’ia hequr nga dora autorit armën e ftohtë.

Sipas policisë, autori i ngjarjes vuan nga probleme të shëndetit mendor. Të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga dëshmitarët e pranishëm në momentin e ngjarjes, mësohet se autori dyshohet se është dhe përdorues droge.

“E pashë të gjithë ngjarjen, ai djali i erdhi dhe e goditi disa herë, kishte një hanxhar në dorë dhe vetëm godiste. Nuk janë zënë, i erdhi direkt gruas. Ai dukej i droguar”, tha dëshmitari.

"Korçë/Plagosi me mjet të mprehtë 2 shtetas, kapet dhe shoqërohet në Polici, autori i dyshuar i ngjarjes.

Më datë 19.10.2023, rreth orës 10:00, në lagjen nr. 8, në zonën e Pazarit, Korçë, shtetasi J. M., 36 vjeç, banues në Korçë, ka dëmtuar me mjet të mprehtë, shtetasen A. M., 52 vjeçe dhe shtetasin V. Sh., 60 vjeç, në momentin kur ky i fundit ka ndërhyrë për të neutralizuar situatën, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat e para dyshohet se autori i ngjarjes, vuan nga probleme të shëndetit mendor. 36-vjeçari menjëherë u kap nga shërbimet e Policisë dhe aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njoftoi policia.

sulm korce deshmitaret

Lini një Përgjigje