TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Tetor 2023, 10:03

Prokuroria e Elbasanit shpall moskopetencën, dosja e grupit të Laert Haxhiut i kalojnë SPAK-ut

Shkruar nga Pamfleti

Prokuroria e Elbasanit shpall moskopetencën, dosja e grupit të Laert

Prokuroria e Elbasanit ka vendosur sot të shpallë moskopetencën duke transferuar dosjen e grupit të Laert Haxhiut në SPAK.

13 të arrestuar dhe tre persona të shpallur në kërkim tashmë do hetohen nga prokurorët e SPAK.

Të arrestuarit nga Lushnja, Pogradeci dhe Korça akuzohen për 6 vrasje, vrasje të mbetur në tentativë, grabitje, vendosje tritoli dhe mbajtje pa lejë të armëve.

Mes dosjeve që i është bashkuar SPAK, është dhe një çështje e prokurorisë së Tiranës që flet për grabitjen e 30 mijë eurove në pikën Tele.Co në Zonën e Astirit në Tiranë.

Për këtë çështje është arrestuar Enio Meçaj si bashkëpunëtor i Artan Tafanit në këtë grabitje.

spak dosje laert haxhiu

Lini një Përgjigje