TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Tetor 2023, 09:26

Kapen 430 kg kanabis i fshehur mes shalqinjve dhe pjeprave, arrestohen 4 shqiptarë në Francë

Shkruar nga Pamfleti

Kapen 430 kg kanabis i fshehur mes shalqinjve dhe pjeprave, arrestohen 4

Policia e Francës ka sekuestruar 430 kg marijuanë në një doganë në Francë, të fshehura nën një ngarkesë me shalqinj dhe pjepra të ardhur nga Spanja.

Dogana e Bourg-en-Bresse kreu konfiskimin në kabinën e pagesës Villefranche-sur-Saône. Sipas burimeve, u ndalua një kamion që vinte nga Spanja, si pjesë e një kontrolli rutinë në A6, ndërkohë që janë arrestuar 4 shtetas shqiptarë dhe dy spanjollë.

Malli i vlerësuar në 430 kg dhe me vlerë 4.17 milionë euro, ishte fshehur nën shalqinj dhe pjepër, por nuk i ka shpëtuar aromës së qenit të doganës.

Policia arrestoi dy personat me origjinë spanjolle. 6 personat ndodhen në paraburgim ku do të dalin para gjykatës penale më 28 nëntor.

marijuane france spanje droge arrestim

Lini një Përgjigje