
Një shqiptar është plagosur me armë zjarri në Katalonjë të Spanjës.
Sipas mediave raportohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Montalegre, ngjitur me unazën e Dalt, B-20, në Badalona të Barcelonës.
Hetimi për këtë rast është marrë përsipër nga skuadra speciale “Mossos”, e cila dyshon se atentati ka lidhje me trafikun e drogës.
I riu shqiptar është plagosur në këmbë, teksa identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur.
Skuadra Mossos ka marrë deklaratën e të plagosurit, i cili shprehet se bëhet fjalë për një grabitje dhe jo për hesape të pambyllura për trafikun e drogës.
I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Pothuajse të gjitha vrasjet e kryera me armë zjarri në Katalonjë lidhen me drogën. Shumica e të huajve të arrestuar për marijuanë janë me kombësi shqiptare, të ndjekur nga kombësia marokene”, shkruajnë mediat spanjolle.
Lini një Përgjigje