TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Nëntor 2023, 20:07

Zbardhen detaje nga vdekja e 40-vjeçarit në Durrës/ Dyshohet se biznesmeni vrau veten, edhe e motra kishte bërë të njëjtën gjë

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen detaje nga vdekja e 40-vjeçarit në Durrës/ Dyshohet se

Zbulohet identiteti i 40-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht pasditen e sotme në Durrës.

Biznesmeni Ilir Myshketa, baba i dy fëmijëve, mësohet se ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga kati i 9-të i pallatit 12-katësh, ku vetë banonte në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.

Pas hedhjes, ai ka përfunduar në tarracën e katit të dytë, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e ngjarjes dhe motivet, që e kanë shtyrë viktimën drejt marrjes së jetës.

Burime konfirmojnë, se kjo është tragjedia e dytë në këtë familje, pasi kohë më parë edhe e motra ka ndërruar jetë në të njëjtën formë, duke kryer aktin e rëndë të vetëvrasjes.

detaje durres

Lini një Përgjigje