TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Nëntor 2023, 19:05

Goditi me thikë shtetasin grek pas sherrit, shpallet në kërkim 41-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Goditi me thikë shtetasin grek pas sherrit, shpallet në kërkim

Policia greke ka zbardhur një krim të ndodhur mbrëmjen e 17 tetorit 2023 dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, i cili është shtetas shqiptar.

Në kërkim është shpallur Orjon Mitri Llupo i datëlindjes 1982, pasi ai akuzohet se ka vrarë me thikë, pas një sherri banal, shtetasin grek Nikolao Mazaraqi, i datëlindjen 1985.

Sipas policisë greke, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ajia Sotiria, në lagjen Menidhi të Athinës.

Çdo gjë nisi pas një sherri banal me viktimës Mazaraqis, 38 vjeç dhe autorit Llupo, 41 vjeç, për një dozë heroinë.

Sherri degjeneroi në përleshje mes tyre dhe përfundoi pasi Llupo nxori një thikë dhe e goditi viktimën duke i shkaktuar atij plagë të rënda dhe hemorragji.

Pavarësisht se dy persona që ndodheshin me Mazaraqin ia lidhën këmbën me një fashë, 2 orë më vonë viktima vdiq prej hemorragjisë edhe pse në zonë mbërritën ambulancat dhe policia.

Mjeku ligjor që ekzaminoi trupin e viktimës tha se ai kishte humbur jetën prej prerjeve të shumta me thikë, duke i shkaktuar hemorragji të rëndë fatale.

Dy dëshmitarë okularë deklaruan me siguri të plotë për policinë se autori ishte Llupo, por pavarësisht operacionit për gjetjen e tij, nuk u bë i mundur arrestimi në territorin grek.

Vetëm paraditen e së enjtes 23 nëntor, nëpërmjet familjarëve të autorit të dyshuar mundi të komunikojë me Orjon Llupon, ku pa asnjë mëdyshje, Llupo pranoi se ishte ai që plagosi dhe vrau Mazaraqin.

Prej hetimeve rezultoi se Llupo kishte kaluar në territorin shqiptar dhe ndodhet në zonën e Divjakës. Policia thotë se ai refuzoi të kthehet për t’u dorëzuar, ndaj do të nisë menjëherë procedurat për arrestimin e tij në Shqipëri dhe ekstradimin tij në Greqi për t’u gjykuar.

Llupo rezulton se ka pasur veprimtari të shpeshtë kriminale. Ai është dënuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, armëmbajtje pa leje dhe shkelje të ligjit për emigracionin. Gjithashtu Llupo ka procedime të hapura edhe në vendin tonë. Ai është ndaluar në Sarandë dhe Lushnjë, nën akuzat e përdorimit të lëndëve narkotike, ku po procedohej në gjendje të lirë.

ne kerkim greqi shqiptari

Lini një Përgjigje