TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Maj 2026, 14:39

Drogë e fshehur në makinë dhe në banesë, arrestohen 2 shqiptarë në Romë; u sekustrohen edhe 40 mijë euro cash 

Shkruar nga Pamfleti
Drogë e fshehur në makinë dhe në banesë, arrestohen 2
Parate e sekuestruara

Dy shtetas shqiptarë përfunduan në pranga në Romë pas një operacioni të zhvilluar nga Prokuroria Publike dhe Karabinierët e Stacionit Ottavia, nën dyshimin për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Operacioni nisi më 10 maj, pasi efektivët ndaluan për kontroll një automjet me qira në zonën “Via Ipogeo degli Ottavi”. Sjellja e tensionuar e drejtuesit të mjetit shtyu policinë të kryente kontrolle më të detajuara.

Gjatë kontrollit në makinë, karabinierët zbuluan tre pako të fshehura në pjesën anësore të derës, ku ndodheshin 11 doza kokaine. Shoferit iu gjetën edhe rreth 400 euro cash.

Hetimet vijuan në një banesë në zonën “Casal del Marmo”, në pronësi të të arrestuarit, ku jetonte edhe një tjetër shqiptar 21-vjeçar.

Brenda banesës, policia gjeti 270 gramë kokainë, një pjesë të ndarë në doza dhe pjesa tjetër të paketuar në vakum. U sekuestruan gjithashtu 40 120 euro të dyshuara si të ardhura nga aktiviteti kriminal, tre blloqe me shënime mbi lëvizjet e drogës, si dhe pajisje për paketim, përfshirë makinë vakumi dhe dy peshore elektronike.

Kontrollet u zgjeruan edhe në automjete të tjera të lidhura me dy të rinjtë, ku u gjetën doza të tjera droge.

Në përfundim të operacionit, autoritetet sekuestruan drogën, paratë dhe dy automjete. Dy shqiptarët u transferuan në burgun “Regina Coeli”, ndërsa gjykata konfirmoi arrestimin dhe vendosi masën e paraburgimit. 

arrestohen per droge 2 shqiptare ne rome

Lini një Përgjigje