TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Maj 2026, 16:12

Dhunohet barbarisht ish-kryetari i PD-së në Lezhë, përfundon te Trauma; autorët i thyen këmbët dhe i prenë veshin

Shkruar nga Pamfleti
 
Dhunohet barbarisht ish-kryetari i PD-së në Lezhë, përfundon
Sokol Toma

Në gjendje të rëndë Sokol Toma, autorët i kanë thyer këmbët dhe i kanë prerë veshin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Lezhë, ku ish-kryetari i Partisë Demokratike në njësinë administrative të Dajçit, në Zadrimë, është dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar.

Sokol Toma, 53 vjeç, është sulmuar rreth orës 22:00 në autostradën Mamurras–Laç, në zonën e Sanxhakut. Sipas të dhënave paraprake, ai është goditur me sende të forta, duke pësuar dëmtime të rënda në trup.

Pas ngjarjes, 53-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim të specializuar mjekësor.

Burime nga ky spital bëjnë me dije se agresorët dyshohet se i kanë thyer këmbët dhe i kanë prerë një pjesë të veshit. Aktualisht ai ndodhet i shtruar në repartin e ortopedisë.

Burime paraprake raportojnë gjithashtu se autorët i kanë marrë telefonin celular pas sulmit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve, ndërsa deri më tani nuk dihen motivet e këtij sulmi të dhunshëm.

Hetuesit po punojnë për sigurimin e kamerave të sigurisë në zonë dhe marrjen në pyetje të personave që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen.

policia e lezhës dhunohet me sende të forta ish-kryetari i pd-s

Lini një Përgjigje