TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Maj 2026, 10:39

Hodhën molotovë e fishekzjarrë, Apeli nxjerr nga qelia 5 protestues të Berishës

Shkruar nga Pamfleti
Hodhën molotovë e fishekzjarrë, Apeli nxjerr nga qelia 5
Protesta e PD

Pesë protestues, që ishin arrestuar pas një proteste të thirrur nga opozita, lidhur me aktet e dhunshme dhe hedhjen e molotovëve, janë liruar nga Gjykata e Apelit, ndërsa më herët Gjykata e Tiranës kishte caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Kështu pas vendimit të Apelit, Klemend Çuçka, ⁠Bujar Tusha, ⁠Henri Shapllo, ⁠Mirvet Toçilla dhe ⁠Sem Bici, do të lenë qelitë, pasi masa e re ndaj tyre është “detyrim paraqitje”.

Ata u arrestuan gjatë protestës së 17 prillit, kur policia bëri një ndërhyrje të befasishme, duke kapur të papërgatitur një pjesë të konsiderueshme të atyre që konsiderohen si “grupi zjarrit” në protestat e thirrura nga PD.

Të arrestuarit qëndruar rrethy 3 javë në qeli  me akuzat për “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, ‘’Mbajtje pa leje të armëve shpërthyese dhe municionit.”

Për të njëjtën protest, policia njoftonte procedimin edhe për një deputet të PD-së për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

 

protestuesit apeli pd

Lini një Përgjigje