
E keni parë retorikën politike të Sali Berisha që është me një zhargon enverist, pavarësisht se ai vetë hiqet si një antikomunist dhe antienverist i flakët?
Nga analizat e sotme në shtyp po shihet se kërkohet të rehabilitohet Enver Hoxha për t'ia hequr të gjithë analizën që i është bërë si vrasës i kundërshtarëve të tij politik me anë të proceseve fals, dhe si një diktator gjakatar.
I.
Unë e kuptoj se kështu ecën historia për figurat historike, dhe duhet thënë se idetë komuniste e socialiste janë ende në forcë në Shqipëri, në lidhje me mbajtjen e një pushteti politik të paligjshëm.
Kjo ndodh sepse edhe ata që sot janë në grupimet e djathta, metodën e luftës së klasave, e kanë doktrinën e tyre politike: prandaj këta po e shohim gjithmonë kundërshtarin politik si armik.
Por kjo në fakt është ekzistenca njohur nga psikologjia e krimit mesjetar në Shqipëri.
Po çfarë është kjo ngjashmëri kaq e ngushtë e Sali Berishës me doktrinën e "armikut të klasës" që krijoi Envet Hoxha në Shqipëri?
Kjo po ndodh sepse ngarkesa psikologjike e eliminimit të kundërshtarit politik, me çdo mjet, vijoi në Shqipëri edhe në vitet 90' të Shekullit që kaloi, me psikologjinë e Partisë së Punës, nëpërmjet Sali Berishës, në vitet 1992 - 1996, madje edhe më tej, dhe, edhe sot.
E keni parë retorikën politike të Sali Berisha që është me një zhargon enverist, pavarësisht se ai vetë hiqet si një antikomunist dhe antienverist i flakët?
Por çfarë vë re analitika politike amerikane në lidhje me këtë figurë?
Ajo na tregon se krimi politik për eliminimin e kundërshtarit politik në Shqipëri, deri sa në pushtet ka qenë Sali Berisha, ishte në esencë i njëjtë me metodën e Partisë së Punës, në lidhje me kundërshtarin e kryetarit të partisë.
II.
Por pse po na vjen kjo ngjashmëri historike drejt pushteti, psikologjikisht, po njëlloj si pushteti i Enver Hoxhës?
Sepse këta individë që erdhën në pushtet me anë të asaj që ata i thanë demokraci, deri tani kanë sjellë vetëm dëm ekonomik dhe në çdo hap politik ata kanë dashur të pështyjnë interesin dhe personalitetin e Shqipërisë. Dhe faktet e reja të ardhura nga politika e miqësisë së Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregojnë që në vitin 1992 - 1997, pushteti politik i bëri të gjitha dëmet ekonomike në Shqipëri, me urdhër dhe orientim të Beogradit
Por Shqipërisë i morën të keqen, sepse këta shqiptarë të shitur ishin mendje shumë të vogla dhe antikombëtare, prandaj edhe sot, kjo histori pa efek patriotik e politikës së sotme, po sjell gradualisht kërkesën për imitimin e Enver Hoxhës.
Prandaj demokratët me nivel të lartë intelektual duhet ta vlerësojnë historinë si histori, me të mirat dhe të këqijat e çdo sistemi politik që ka kaluar në Shqipërinë e pavarur, që nga viti 1912.
Sigurisht që diktarura e Partisë së Punës dhe e Enver Hoxhës e ka marrë analizën e vet, por ata që ende nuk dinë të bëjnë analizë histiriko - politike, nuk arrijnë dot ta kuptojnë se diferenca sot vjen dhe del në pah me figurën antikombëtare të Sali Berishës, së cilës tani analitika historike e Shteteve të Badhkuara ia ka thënë të gjitha dëmet që ai i ka sjellë Shqipërisë, si një orientim i drejtuar nga armiqtë historik të çështjes shqiptare: nga Athina në Beograd dhe nga Beogradi në Moskë.
Ti Taku ke dalë nga fiqiri plotësisht. Vazhdon të kërkosh kredi te mbiemri që mban dhe të titulli “avokat” . Kusuret pesëdhjet vjeçare të historisë është shumë e lehtë ti hedhësh te llogarija e Vekes. Po harron se “Enver” ishte ti, yt atë e mijra e mijra të tjerë që e adhuruat luftën e klasave dhe e përdorët si mjet për të bërë karrier, për të mënjanuar ose goditur ata që ju zinin rrugën ose i urrenit për talentin, inteligjencën apo thjesht edhe paraqitjen. Ju e bëtë pa mëshirë luftën e klasave! Prandaj në qoftë se Saliu i ngjan Enverit edhe ti mos mendo se je larg shumë.
Pa vlere fare. Avokat ata fituan. Shqiptaret iken . Ata kane pasurine kombetare e private dhe pushtetin. Kot lodhesh. Mbaroi.
Krimi më i madh ndodhi me pranimin ne politike e mbeshtetja ndaj tyre nga populli tuaf Shqiptar i klases sunduese e klases se permbysur. Populli i mencur te krijonte segmented politike me të paster njerez e jo me palaçot e ujqerve e cakalleve. Tani le të shijoje ulurimat e ujko-cakalleve cfare perlajne ku gjejne e mundin.
A ke punë tjetër apo të ka mbetë ora te berisha mor spartak çimka