TAGS-AT E JAVËS

Forum17 Tetor 2025, 12:49

Pse Albin Kurti sulmon Shqipërinë më shpesh sesa Serbinë apo Rusinë?

Shkruar nga Kreshnik Spahiu
Pse Albin Kurti sulmon Shqipërinë më shpesh sesa Serbinë apo
Kreshnik Spahiu

Sipas logjikës së Albin Kurtit, nëse je pro ndërtimit të institucioneve kombëtare apo ndërkombëtare, nuk mund të kundërshtosh vendimet e tyre në të ardhmen.

Politika të errëson logjikën dhe arsyetimin.

Sipas disa idiotëve, nëse ke qenë pro krijimit të një gjykate, nuk duhet të jesh kundër gjykimit të një çështjeje.

Nëse ke qenë për ndërtimin e një institucioni, nuk duhet të kundërshtosh asnjë vendim të tij. Sipas kësaj logjike, kush ka qenë pro krijimit të SPAK, nuk duhet të kritikojë asnjë arrestim apo hetim të gabuar. Kush ka qenë pro Gjykatës së Hagës, nuk mund të ankohet kundër asnjë gjykimi.

Si mendoni: këta janë budallenj të lindur, apo i ka budallepsur partia dhe kryetari?

Lëvizja Vetëvendosje dje ka sulmuar dy herë kryeministrin e Shqipërisë, sepse ai paska lobuar dhe ka qenë pro krijimit të Gjykatës Speciale.

Sipas kësaj logjike, Shqipëria nuk duhet të lejojë protesta kundër gjykimit të gabuar të kësaj gjykate ndaj liderëve të UÇK-së.

Një gjë nuk e kuptoj:

Pse Albin Kurti nuk bëri letër kundër kryeministrit të Holandës që lejoi protestat në Hagë pro Hashim Thaçit?

Pse Albin Kurti nuk bëri letër kundër Trump për protestat e shqiptarëve në Amerikë kundër Gjykatës së Hagës?

Pse Albin Kurti nuk shkruan kundër Shtëpisë së Bardhë kur Grenell sulmon Gjykatën e Hagës?

Pse Albin Kurti sulmon më shpesh Shqipërinë sesa Serbinë dhe Rusinë?

Sipas logjikës së Albin Kurtit, nëse je pro ndërtimit të institucioneve kombëtare apo ndërkombëtare, nuk mund të kundërshtosh vendimet e tyre në të ardhmen.

Me këtë logjikë, në të ardhmen as Kosova dhe as Shqipëria nuk do të mund të kritikojnë proceset e OKB-së, BE-së apo Këshillit të Europës.

Albin Kurtin e kupton vetëm Sali Berisha, i cili pas pilafit kujtohet dhe 20 vjet pas luftës të kërkojë rezolutë për gjenocidin serb.

Por pse Berisha dhe Kurti u kujtuan ditën e protestës për rezolutën kundër gjenocidit serb?

Pse Berisha nuk bëri rezolutë kur ishte kryeministër?

Pse kujtohet 20 vjet pas luftës, pikërisht sot?

Pse nuk bën rezolutë edhe për gjenocidet turke, bullgare, greke, gjermane apo italiane kundër shqiptarëve? Si mund të tallesh me luftën kështu?

Çdo kush e kupton që Albin Kurti dhe Sali Berisha i duan liderët e UÇK-së në burg. Në fakt në Hagë nuk po gjykohet Hashimi dhe Jakupi por Kosova dhe shqiptarët.

Kush nuk e kupton këtë, është ose idiot, ose tradhtar.

albin kurti edi rama gjykata speciale

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Unë refuzoj, të më më quash ose idiot ose tradhëtar. Besoj se edhe gjithë shqiptarët e tjerë.Të na quaje injorant do ta pranoja se , "çdo njeri është mediokër jashtë profesionit të tij", na mëson Avikat Ngjela. Demagogjia është 'profesion' i politikanëve. Ju keni qenë N/Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe një figurë kryesore në hijerarkinë e mazhorancës së kohës me në krye PD. Por ike me vrap në Bruksel, për të 'shpëtuar BE' dhe nuk ndënje këtu për të ngritur sistemin e drejtësisë, për rënien e të cilës ke kontribuar edhe Ti. "Jo ne idiotët dhe tradhëtarët". Në Hagë nuk po gjykohet as Kosova dhe as Shqipëria. Në Hagë nuk po gjykohet uçk-ja. Por disa nga drejtuesit e formacioneve luftarake dhe drejtues të Shtetit të Kosovës pas vitit 2007. Trimat në Kosovë u vranë në luftë. Disa të tjerë si familja Jashari u spiunua dhe u godit pas shpine, nga makineria vrastare e Milosheviçit. Disa luftëtarë ,intelektualë dhe patriotë të çështjes Kombëtare u vranë pas lufte. Kush, kur, pse, na kush? Me këtë po merret Haga. Ishalla të akuzuarët në Hagë nuk janë përgjegjës. Por familjet e të rënëve e duan një përgjigje nga 'Shteti i tyre Kosovë , nga BE dhe SHBA. Besoj se kaq gjë e kupton.

    Lini një Përgjigje