TAGS-AT E JAVËS

Forum16 Tetor 2025, 18:46

Ben Blushi: Portreti i një njeriu që nuk do të mendojë!

Shkruar nga Ben Blushi

Ben Blushi: Portreti i një njeriu që nuk do të mendojë!

Është fotografia e një njeriu që ka vendosur mos mendojë.

Edhe kur shkruaj edhe kur fotografoj përpiqem të kuptoj se çfarë portreti ka një njeri që nuk do të mendojë.

Jam i bindur se ka shumë njerëz që e kanë këtë aftësi.

Ata janë të vetmit që kam zili.

Ata i fshijnë mendimet nga koka e tyre, zgjohen duke qeshur dhe flenë duke qeshur.

Sa do doja të bëj pjesë në klubin e tyre.

Në Klubin e Njerëzve që sa herë duan, vendosin mos mendojnë asgjë.

Nuk e bëj dot.

Jam përpjekur për shembull mos mendoj asnjë çast për armiqtë e mi.

Kam mbyllur sytë dhe i kam fshirë.

Por sa i kam hapur prapë, dikush prej tyre është futur befasisht në mendimet e mia.

Megjithatë një nga këto netë u përpoqa sërish.

Dhe në çastin kur mu duk sikur mendja ime ishte pastruar nga çdo mendim bëra këtë fotografi.

Është fotografia e një njeriu që ka vendosur mos mendojë.

Vetëm për një çast.

2 Komente

  1. E
    Emigranti 1991

    “Mendoj unë për ju"- mos e prishni, rregullin. Mejtoju po deshe, por kujto që tjetër kush i ka dal për zot tokës edhe qiellit, tonë. Ne jemi brenda kesaj pakete diçka, psh" opingat e sheros" hahaha

    1. T
      Toni Firauni

      Ne kundrapedalë nuk prodhojmë por pjesë këmbimi si ky kemi sa të duash.

      Lini një Përgjigje