TAGS-AT E JAVËS

Forum16 Tetor 2025, 14:15

Pse deputetët e opozitës heshtën si vemje para Altin Dumanit?

Shkruar nga Myslim Murrizi

Pse deputetët e opozitës heshtën si vemje para Altin Dumanit?

Po si heshtët si vemje për shumë deklarata publike që kemi dëgjuar të artikuloni nëpër ekrane për korrupsionin qeveritar?

Në një Parlament me spurdhjakë deputetë dhe një opozitë të tredhur nga frika e menderes së tyre drejtuesi i SPAK-ut foli para mender deputetëve si në një konferencë shtypi me gazetarët.

Të nderuar deputetë të opozitës!

Po si nuk e pyetët për Bankersin që është vjedhja më e madhe e shekullit dhe ku janë bërë pis të gjithë pisat e politikës shqiptare që kanë qeverisur Shqipërinë në 3 dekada?

Po si nuk e pyetët për Frida Krifcën? Për inceneratorin e Tiranës?

Për mbi 280 tenderë pa garë e me flamur të kuq në kohë pandemie të Manastirliut meqë është kandidate për Tiranën?

Po si nuk e pyetët për gjyqet që zvarriten me pazare të pista për disa politikanë e për disa të tjerë arrestohen, gjykohen dhe dënohen për kohë rekord?

Si nuk guxuat ta pyesnit për disa prokurorë të vetë SPAK-ut që dalin në përgjime apo bisedat tek telefonat “BQ” “SKY” “ECRO” ku hetojnë apo mbyllin dosje për trafikantë?

Si nuk e pyetët tamam për dy anijet rrangallë të Yri Kimit nga Bangladeshi por belbëzuat nëpër dhëmbë?

Të gjitha ato që deklaroi Dumani si “arritje” të SPAK-ut janë punë rutinë e Prokurorisë në çdo vend të humbur të botës ku ka Prokurori prej sa janë krijuar vetë shtetet.

Lufta ndaj botës së krimit, trafikantëve dhe ordinerëve ka qenë gjatë gjithë kohës por vetë SPAK-u u ngrit për hajdutët e pushtetit dhe ordinerët me kollare që bëjnë ligje dhe firmosin miliarda euro para publike si tenderë.

Si nuk e pyetët që ky seksion brenda SPAK-ut që ka 9 prokurorë që paguhen nga 100 mijë euro në vit për të luftuar korrupsionin në nivele të larta ka 8 muaj qysh më datë 10 shkurt kur arrestoi Erion Veliajn që fle gjumë?

Që mbarset për të pjellë në muajin e nëntë e nuk duket gjëkundi a janë në punë apo jo?

Si nuk e pyetët pse është kjo periudhë heshtje “shtatzënie”?

Nuk po vidhet më apo hajdutët janë bërë palë me prokurorët e SPAK-ut?

Po si nuk e pyeti kush z. Dumani që pse ka punësuar në SPAK Brunilda Bekteshin e vetingut si këshilltare për vetingun në kundërshtim të hapur me ligjin për konfliktin e interesit?

Po për emërimin e Lulzim Matës në SPAK si drejtor për tenderët kur më parë ka qenë në të njëjtin pozicion tek autoriteti rrugor ku tenderët e disa rrugëve janë objekt hetimi i SPAK-ut?

Po për tenderin me vlerë 793 mijë euro për mobilimin e zyrave të BKH ku do blihen dollapë, tavolina e mobilie tallashi kur në janar të vitit 2020 është bërë një rikonstruksion i godinës me vlerë mbi 8 milion euro gati sa vetë vlera që ka shpenzuar BE për ta ndërtuar të gjithë godinën?

Po si nuk e pyeti njeri për kureshtje se për çfarë i duhen kësaj godine 3939 metra katrorë perde të specifikuar në këtë tender të dyshimtë korruptiv a thua se kjo godinë ka 1300 dritare?

Po si heshtët si vemje për shumë deklarata publike që kemi dëgjuar të artikuloni nëpër ekrane për korrupsionin qeveritar?

Apo ngaqë jeni të dhjerë deri në fyt nga dosjet që keni për vete aty dhe u intimiduat sapo ju shihte në sy Dumani?

Si nuk doli një deputet e t’i thoshte në sy Dumanit që nuk po qan shpata për një burrë që Parlamenti duhet t’u japë mandat të përjetshëm prokurorëve të SPAK-ut ku më shumë se gjysma e tyre kanë kaluar vetingun me brekë nëpër këmbë dhe nuk janë as engjëj as shenjtorë por shejtanë të pistë e të ndyrë të sistemit të qelbur të kësaj mender drejtësie të “re”.

Aty ka prokurorë me shkollë partie dhe fundërrina të ish-sistemit komunist që kanë dënuar njerëz në gusht të vitit 1990 për prishje të moralit komunist.

Aty ka prokurorë që KPA ka marrë vendim që t’i dërgojë në shkollë të magjistraturës si debilë funksionarë e anadollakë profesionistë që të mësojnë ndonjë germë nga zanati.

Aty ka prokurorë që kanë familjarë trafikantë dhe prokurorë që nga OPGJ i ka promovuar politika si prokurorë se kanë lëpirë menderen e çdo pushteti.

Aty ka prokurorë që duhet të ishin në burg për lidhjet me botën e llumhanës e të trafiqeve.

Dhe duhet t’ia thonit troç z. Dumanit se vetë SPAK-u ikën në PS në vitin 2028 se 9 vjet ka qenë kohë shumë e mjaftueshme për të hetuar dhe çuar për gjykim çdo pushtetar e ish-pushtetar se në 2028 pothuajse të gjitha veprat penale objekt i SPAK-ut parashkruhen nëse SPAK rri 8 muaj “shtatzënë” siç ka ndenjur nga 10 shkurti deri në 16 tetor 2025.

Nga dje askush nuk ka të drejtë të lehë si kone kazanesh për SPAK-un dhe Dumanin sa kohë që 5 orë në komision qëndruat si të dhjerë derisa ua dhjeu Zeqineja me ëndrrën e saj që kishte idhull Dumanin.

1 Komente

  1. K
    Kobra

    Ske cfar ti shtosh me këtyre pyetjeve përgjigjen e kemi përpara syve

    Lini një Përgjigje