
Një fjalë e urtë thotë: Burri ka kohë boll me u felliq derisa të vdesi.
Paska çarë satokartin Ben Malaj dhe nga rrjedhja e vajit ka djegur motorin e vet dhe gonicionin e disa portaleve. Nuk jam heroik unë, o Ben Malaj, por nuk jam piramidal si ti dhe për modesti po të them që nuk jam heroik, por në fakt në krahasim me ty Ben jam, sepse ti more “gradën” prof kr, tek firma piramidale e Lefter Cenajt, ndërsa unë kam bllokuar fondacionin piramidal Xhaferri.
Nuk kam qenë deputet në 2005 unë, o Ben Malaj, por vetem në 1997-2001, kur ty të bënë bandat deputet, e unë në zonën time nuk pordha për bandat e PS, e për komitetet e shpëtimit të leshit që të komandonin ty si top futbolli.
Madje ti e di mirë, që nuk të pordha as ty në mars 1997, kur doje të më hiqje si nëndrejtor tatimesh e të thashë që je ministër pa vota, e nuk të pjërdh. Nëse e ke harruar, se kohët e fundit je letuar pak, pyet Flor Mimën. Nuk kam qenë deputet në 2005, o Ben Malaj, por duke qenë që nuk i servilosem kryetarëve të partisë, kam kandiduar i pavarur në zonën 61 të Dushkut të famshëm, që bere ti me Metën, Nanon dhe Kaç Islamin, në vitin 2001 kur më vodhët mandatin me Çelibashin në KQZ, që e zgjodhi prap në 2020, Lyl Basha.
Që të jesh i saktë, o Ben Malaj, që Murrizi nuk ka qenë deputet në 2005, para se të thuash broçkulla për një rrogë tek Irfani, pyete Bodën, se e ke patur koleg tek Banka e Shqipërisë, ose shkruaj Berishës për t’u siguruar se në 1997-2001 kur unë isha deputet, të thërriste Alamudhi i piramidave. Nuk kam qenë deputet në 2005 o Ben Malaj (Cenaj), se po të kisha qenë do flisja për ty si ish-ministër finance, që shite të gjithë pronat e firmave piramidale me Farudin Arapin, për 5 lek.
Nuk kam qenë deputet në 2005 unë, o Ben Malaj, se po të kisha qenë do kisha folur për Bankersin që ti me qeverinë Nano ja dhatë kanadezëve në 2004, para se të iknit nga pushteti, siç i dhate turqve BKT, telekomin, Kurumin, dhe mbushët xhepat. Pastaj pas 1997-2001, jam bërë deputet në vitin 2017-2021, o Ben Malaj dhe kam ardhë në komision të ekonomisë në 2019 kur të shkarkuan ty nga anëtar i këshillit mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, për të mbrojtur se po të luftonte Rama dhe partia tënde.
Dhe kur kam qenë deputet unë o Ben Malaj, në 2017-2021, kam folur për Bankersin qysh në 2019, para 6 vitesh dhe kam thënë fiks këtë, që ka dalë sot ashiqare, që tek Bankersi janë bërë pis të gjithë halet e politikës përfshi edhe ty o Ben Hysenbelliu. Habitem shumë edhe me disa port-hale që shkruajnë broçkulla pacientësh pa i verifikuar, e madje u kënaqa shumë nga titulli bombastik i një portali që thoshte ish-ministri i PS, i ul hundën Murrizit.
O port-hale të ç’nderuara, Ministra dhe ish-ministra të këtij lloj nuk i ulin dot hundën Murrizit, por vetëm mund t’i ngrejnë k…..urajon, se Murrizi as ka firmos kontrata, as ka firmos tendera, as ka punuar tek firmat piramidale të 95, as punon tek firmat piramidale të 2025, as ka marrë tendera e as ka dhënë tendera. Prandaj para se të bëni lajm traplliqet e trapave me grad shkencore prof kr, e me qafore për një rrogë, nuk do ishte keq që të verifikonit ndonjë trapllik të pacientëve politik.
Një fjalë e urtë thotë: Burri ka kohë boll me u fëlliq derisa të vdesi. Të shkuara fare o Ben Malaj dhe nëse pret për ngushëllime, nga shtatori, se tani jam me pushime, po të vij për vizitë. Murrizi, o Ben Malaj (Hysenbelliu), nuk pjerdh për asnjë mashtrues, apo hajdut ordiner qofshin këta në politikë, në qeveri, në biznes, në drejtësi apo në media dhe nuk leh për një rrogë për asnjë padrino palaço, duke shpifur si i paftyrë. Por meqë je me “raport” mjekësor dhe vasal ekonomik, nuk të padis në gjykatë si mashtrues, sepse e di mirë që gjykata nuk i merr për bazë çfarë nxjerrin nga goja, ata që kanë rrjedhje vaji.
Të rroni vetë Ben Malaj dhe Zoti ju forcoftë për humbjen e madhe të asaj që dallon njeriun nga kafsha, mendjes. Nuk ka më turp kur shef këta që demek kan qeveris Shqipërinë, të shndërrohen në zagar të atyre që kanë vjedhur pronat e shqiptarëve. Prap do flas për Bankersin, o Ben Malaj dhe për çdo aferë që di se ma ka ngritur aq shumë k……..urajon, sa nuk di ku ta derdh këtë energji që më ka dhënë kjo thirrja jote si kukuvajkë e Irfanit.
Lini një Përgjigje