
Megjithëse popullsia dhe gjedhët në Shqipëri janë ulur qoftë në total e qoftë për frymë, këta barinjtë, prapseprapë "po shkaktojnë zjarre të qëllimshme"
Ore, shumë zjarre po bien këtë vit. Ky zullapi jonë tha që është fenomen evropian. Ka 35 vjet dhe Shqipëria nuk ka dy tre avionë ose helikopterë për shuarje zjarri me depozita uji. Ndoshta jemi nga të vetmit vend në Evropë pa këto mjete elementare emergjencash. Nejse. Po si shpjegohet që ka kaq shumë zjarre vetëm në vendet perëndimore, mo, aty ku janë këto agjendat e Davosit? Më duket se e gjeta para se ta thotë Kryeministri dhe Ursula Von der Leyen: Nxehja globale. Bota po përvëlohet nga shtimi i CO2, pyjet po rrallohen, uji i deteve po shtohet nga shkrirja e Poleve (në fakt pol jugu nuk ekziston). CO2 shtohet nga njerëzit, gjedhët, aktiviteti njerëzor nga përdorimi i karburanteve, kondicionerëve, energjisë atomike, hidrike nga gjeneratorët e elektromotorët, metalurgjitë, fabrikat e uzinat.
Pra problemi janë njerëzit dhe gjedhët dhe këta janë armiku i planetit Tokë. Zgjidhja: Depopullim duke ulur prodhimin e energjisë, të karburanteve, centraleve bërthamore, hidrocentraleve, me luftë të organizuar nga dy policët e keq dhe të mirë, me Plandemi (helmim të njerëzve), vras-kinime, ulje të produkteve bujqësore dhe zhdukje e gjedhëve, produkteve blegtorale dhe shpendëve shtëpiake. Pyjet duhen shfarosur që aty të mos shkojë popullsia nga qyteti të banojë nëse bëhet luftë. Të gjithë burrat deri 60 vjeç duhet të shkojnë në front të luftës, jo të fshihen ndër pyje!
Megjithëse popullsia dhe gjedhët në Shqipëri janë ulur qoftë në total e qoftë për frymë, këta barinjtë, prapseprapë "po shkaktojnë zjarre të qëllimshme". Kështu tha dhe një birbo prefekt i Vlorës, ndoshta bashkëfshatar a kushëri i Zullapit para ca ditëve: "Zhdukni tufat e bagëtive" dhe më vonë edhe shpendët shtëpiake. Do hani vetëm vezë pularie! Blegtorë e fermerë, ndërroni zanatin! Hajdeni në burgjet e hapura të Smart Cities dhe zini një zanat a hapni një biznes të vogël nën kontrollin e kamerave dixhitale dhe pas pak kohësh edhe me pagesa e para dixhitale. Njerëzit shumë shpejt do fillojnë të hanë mish industrial nga Izraeli, gjalpë industrial me karbon të Bill Gates nga Gjermania. Ju takon, sidomos tani që pas vaksinimit shumica ka edhe ADN sintetike.
"Të mbyllen hidrocentralet e termocentralet me gaz e qymyrguri, të hiqen makinat me petrol, të mbyllen centralet atomike"! Të ngremë mullinj me erë dhe panele me energji diellore. Cila fabrikë a uzinë që do nxjerrë tym do paguajë taksë karboni të lartë që do çojë drejt mbylljes së tyre për mungesë eficence. Edhe njerëzit do paguajnë taksë karboni, njëlloj si rrymën elektrike që prodhohet nga shiu i Zotit e lumenjtë e tij. Të rrojë Mother Gaia. Njerëzit do hanë më keq, do vishen më keq, do jetojnë më keq, por ama ata gjatë gjithë agonisë së një jete të vështirë do kenë një ngushëllim të madh: ata po sakrifikohen për planetin jeshil dhe jo ky i fundit për njerëzit. Ndoshta duhet ndërruar dhe bibla: Zoti nuk e bëri habitatin për njerëzit por tash është e kundërta!
Zoti ka vendosur dhe ca ekuilibra të çuditshëm. Shtohet CO2 por CO2 është ushqim kryesor për pemët që prodhojnë O2. Pra rritet CO2, paralelisht rritet pylli e oksigjeni. Ndaj s'po e dëgjojmë më këtë këngën e "çarjes së Ozonit"!
Ore, meqë ra llafi, i keni parë në internet a video ca dronë që ndezin zjarre? Pyeta kot, sa për kuriozitet mos i ka parë ndonjëri rastësisht nëpër pyjet tona ku bien zjarre.
Ah sa e keqe paska qenë kjo ngrohja diellore! Qeveritarët e prefektët tanë janë engjëj. Asnjë faj nuk kanë. Fajin e kanë bagëtitë dhe njerëzit që i rritin. Sikur të hanin vetëm jeshillëqe e bukë, si në kohën e komunizmit kur u bë ky eksperiment?! Nuk do të ishte keq.
Lini një Përgjigje