TAGS-AT E JAVËS

Forum13 Gusht 2025, 09:00

Ligësia e korrupsionit të lartë, reforma e katërfishtë që mund t'i ndryshojë 'faqen' Shqipërisë!

Shkruar nga Spartak Ngjela

Ligësia e korrupsionit të lartë, reforma e katërfishtë

Prandaj sot në Shqipëri ende nuk ka. Një bursë aktive mallrash - domethënë që Shqipëria ende nuk ka hyrë në kapitalizmin monopolist.

Vetëm të çmendur; pushtetarë hajdutë dhe antikombëtarë të blerë, janë ata që fyejnë popullin e vet.

l.

Ku e gjen të drejtën morale një shqiptar që të fyejë; stigmatizojë dhe të shpifë kundër popullit të shqiptar?

Askund tjetër veçse tek tradhtia kombëtare që është në fakt shitje e interesit kombëtar për të fituar para nga armiqtë dhe ish pushtuesit e shqiptarëve.

Dhe ne shqiptarët duhet të kujtohemi gjithmonë se tradhtinë më të madhe kombëtare që nga Hamza Kastrioti te bejlerët e mëdhenj të mesjetës dhe nga ata tek Esat Pash Toptani; dhe prej tij te kuislimgët që përdori Italia Fashiste me veglat e saj të fashistëve shqiptarë; nga këta tek Balli Kombëtar që u bashkua me nazizmin gjerman pushtues të Shqipërisë; nga Gjermania Naziste tek diktatura e Enver Hoxhes; dhe; pastaj - nga diktatura Hoxha tek diktatura Berisha dhe nga diktarura Berisha 1992 -1996, në anarkinë e vitit 1997; por ama, prej këndej, Shqipëria hyri në një sistem të pakuptueshëm që kalonte nga mediokriteti i drejtimit shtetëror e politik, në një korrupsioni tmerri dhe antikombëtar - nga viti 1992 deri në vitin 1997; dhe pastaj në revolucionin popullit kundër diktaturës Berisha dhe rrëzimi i tij, i cili solli në pushtet qartësinë e kryeministrit Fatos Nano që nuk pranohej nga politika amerikane, por kishte përkrahjen e disidencës së re të majtë të Shqipërisë; e cila krijoi një reformë të re në sistemin politik në Shqipëri.

Por Fatos Nano me gjithë aftësinë e tij në ekonominë politike dhe në njohjen e historisë së Perëndimit; nuk pati mundësinë që të mos e lejonte korrupsionin në shtet dhe në drejtësi dhe të krijonte një pushtet gjyqësor të pavarur e shumë profesional.

Por ligësia e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri, tani po e çon korrupsionin e lartë shtetëror në çmenduri. Dhe atje le të rrinë, sepse shqiptarët sot janë bërë populli më i njohur dhe më i dobishëm moralisht nga të gjithë fqinjët e tij.

Por kryeministri Rama ende nuk ka filluar që të bëjë një reformë katërfishtë në Shqipëri: në sistemin juridik; në treg; në ekonomi dhe në sistemin financiar. Prandaj sot në Shqipëri ende nuk ka. Një bursë aktive mallrash - domethënë që Shqipëria ende nuk ka hyrë në kapitalizmin monopolist.

II.

Dhe kjo pritej; sepse tani dihet nga historia se; një popull që i ka shpëtuar në shekuj superfuqive të bashkuara për ta pushtuar e për ta shpërbë si komb, ai sot ka gjuhën e tij madhështore, ka historinë e tij të lavdishme që i ecën nga Gjergj Kastriot Skënderbeu te Lidhja e Prizrenit; nga Lidhja e Prizrenit te Pavarësia e Shqipërisë; pastaj te Nënë Tereza dhe nga Nënë Tereza te Pavarësia e Kosovës.

Dhe është pikërisht kjo që populli shqiptar tani po sundon i pavarur në dy shtete të lirë. Por që është një fakt historik ky që e ka ngritur vetë shqiptarinë në lavdinë e historisë së një popullit me gjuhën shqipe; e cila është e vërtetuar shkencërisht që shqipja është gjuha parë të Evropës që, të cilën shqiptaria e ka ende të gjallë ashtu siç e ka pasur në mbi dy mijë vite rresht.

Prandaj kjo është arsyeja që edhe koha po ecën sot në përkrahje të Shqipërisë dhe Kosovës; dhe prandaj me një logjikë historike po pritet që shqiptaria të bashkohet në Arbërinë e Bashkuar.

Dhe prandaj kjo është koha që po ecën në rrugën drejt kësaj historie të re të Arbërisë së Bashkuar që është rruga drejt bashkimit federalist shtetëror shqiptar të Shqipërisë; Kosovës; Çamërisë dhe Epirit.

Dhe prandaj kjo është arsyeje që po kuptohet nga të gjitha politikat aktive e Evropës si një skemë aktive e politikës amerikane që, bashkimi kombëtar i Arbërisë, të jetë brenda politikës së përbashkët për aleancën e madhe të shqiptarisë: Shqipëri; Kosovë; Çamëri; Epir, Maqedoni e Veriut - me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lini një Përgjigje