TAGS-AT E JAVËS

Forum11 Gusht 2025, 18:32

Kur udhëhiqesh nga një kryeministër injorant që mendon se i di të gjitha!

Shkruar nga Spartak Ngjela

Kur udhëhiqesh nga një kryeministër injorant që mendon se i

Ne jemi sot tek asgjëja që kërkon shumë dhe e ka lënë Shqipërinë në një gjendje ámulli ku askush nuk thotë dot gjë për vendin e tij; kurse kryeministri piktor e di zhvillimin kombëtar një kompozim pikture, sepse, mëndja e një personi me kapacitet artistik; kurrë nuk ka mundur të hyjë në mendjen e një niveli të lartë ekonomik.

Vetëm një kryeministër i paaftë, uzurpator i pushtetit dhe që nga injoranca mendon se i di të gjitha e mund të gënjejë të gjithë popullin e tij; vetëm ky tip kryeministri që vjen nga hiçi dhe do gjithçka; vetëm ky mund t'i thotë popullit: ska gjë që unë dështova këtë vit, se vitin tjetër do ta kryej të plotë të ardhurën e turizmit të.cilë nuk e realizova dot në verën e vitit 2025.

E kuptoni se ku jemi sot ne shqiptarët?

Ne jemi sot tek asgjëja që kërkon shumë dhe e ka lënë Shqipërinë në një gjendje ámulli ku askush nuk thotë dot gjë për vendin e tij; kurse kryeministri piktor e di zhvillimin kombëtar një kompozim pikture, sepse, mëndja e një personi me kapacitet artistik; kurrë nuk ka mundur të hyjë në mendjen e një niveli të lartë ekonomik.

Atëherë?

Ja, kjo është paraliza historike e Shqipërisë.

Po shqiptarët çfarë do të bëjnë?

Shqiptarët aktualisht janë të shtrënguar që të zgjedhin të keqen më të vogël, Ramën, përpara të keqes me të madhe: Saliun. Por në thelb; kjo është sot një pengesë për shqiptarët, sepse këta nuk po shohin arsye politike në qeverinë që po drejton kryeministri Rama, dhe prandaj ne jemi sot si komb në një gjendje stopi; e cila ende është e pranueshme pikërisht brenda raportit që thamë: një zgjedhje e të keqes me të vogël midis dy të këqijave..

Pse, a është e pranueshme një gjendje politike e cila të lë që të qëndrosh në vend pa zhvillim kombëtar?

Një herë për një herë kjo është e pranueshme, sepse po të vijë sërish Sali Berisha në pushtet dëmi në zhvillimin kombëtar do të jetë katastrofik dhe kundër shqiptarisë; sepse Shqipëria do të shkojë si shtet drejt impaktit shoqëror; sepse të gjithë do kërkojnë të emigrojnë.

Po Edi Rama?

Këtë nuk e dimë: ndoshta shpërbërjen e Shqipërisë edhe atij mund t'ia ketë kërkuar Parisi.

Por, edhe nëse ia ka kërkuar; lodhen kot...

Sepse, jo Rama kështu siç është, por dhe Rama në fuqi të tretë sikur të jetë, nuk i bën dot gjë Shqipërisë.

Pse?

Sepse Shqipëria e bashkuar është sot skemë e studiuar nga aleati kryesot i Shqipërisë - Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dhe kjo është nevojë e thellë politiko-historike, sepse me Shqipërinë e Bashkuar Rusia nuk lëviz dot drejt Gadishullit Ilirik dhe Mesdheut, sa kohë që bota shqiptare në Gadishullin Ilirik është në aleancë të ngushtë ushtarake me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe një anëtare me të drejta të plota në NATO.

Lini një Përgjigje