TAGS-AT E JAVËS

Forum11 Gusht 2025, 11:58

A ia ka shitur Rama ishullin e Sazanit familjes Trump?

Shkruar nga Spartak Ngjela

A ia ka shitur Rama ishullin e Sazanit familjes Trump?

"Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm". 

Lajm i çuditshëm: Rama i ka shitur ishullin e Sazanit familjes Trump në Amerikë.  

Si mund të jetë e vërtetë kjo? 

Por ai është territor i Republikës së Shqipërisë.  

Pse ç'është Rama, pronar i territorit të Shqipërisë? 

Po të jetë e vërtetë kjo dhe e kryer në ketë mënyrë sekrete, çështja është shumë e rëndë si akt shtetëror.  

Kjo është shkelje e rëndë e Kushtetutës së Shqipërisë me pasoja të rënda penale. 

Por, a mund të jetë e vërtetë? 

Po Rama e ka drejtuar kërkesën e tij në Kuvendin e Shqipërisë? 

Nuk e besoj, sepse çështje të këtij niveli nuk i lejon Kushtetuta në një mënyrë taksative që në nenin 1 të saj kur shprehet. 

"Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm". 

Gjithsesi shumë po flitet për këtë, i cili juridikisht për Ramën do të ishte një krim i rëndë penal.  

Atëherë të presim për të parë lajmin e saktë shtetëror, sepse edhe si krim ky është një krim i rëndë në Kodin tonë Penal. 

A mund të jemi përpara shkeljes së Kushtetues dhe një krimi të tillë me pasoja të rënda për individin që e ka kryer? 

Të presim njoftimin shtetëror. 

Lini një Përgjigje