TAGS-AT E JAVËS

Forum10 Gusht 2025, 19:15

I është hequr licenca apo mbaroi “kontrata e qerasjes” së Qeverisë, ç’mendon Eni Vasili për ‘sulmin’ ndaj News24?

Shkruar nga Myslim Murrizi

I është hequr licenca apo mbaroi “kontrata e qerasjes”

Po Eni Vasili që sot është e dërguara e News24 në krye të TVSH, çfarë mendon për këtë “sulm”? Apo ajo ka porositur sulmin që të mos ketë rival???

Ngaqë dje në Tirane nuk rrihej nga vapa 40 gradë dhe nga qurravitjet e hipokritëve 100 gradë, u detyrova të iki në Theth pas “qetësisë” që u vendos këtu me ardhjen e prof. Dr. nga USA

Në majën e Qaf Thorës, rreth 1700 metra mbi Gjirin e Lalzit dhe resortet e pronarëve të mediave në Golem e Palas, Drimadh e Dhërmi.

Të kishit “qarë” kaq shumë për mijëra shtëpi të prishura të fukarenjve nga viti 2013, për qindra të burgosur se nuk paguanin dot faturën e elektrikut apo ndërtonin çatinë e shtëpisë, për qindra të tjerë në burg për një cigare hashash kur Shqipëria u mboll me hashash me VKM, Rama do të kishte shkuar në PS qysh në 2017.

Çdo arrogancë e shtetit ndaj çdo qytetari është maskarallëk, ndaj çdo media është qelbësirllik, ndaj lirisë së fjalës është dhunë e diktaturë, por në Shqipëri mediat janë biznes dhe çdo biznes duhet të ushtrohet në pronat private e jo disa në pronat e shtetit e të tjerët paguajnë qimet e kokës qira.

TV News24, RTV Klan, ABC News, TV Scan, TV Oranews janë në godina shtetërore, ndërsa TV e tjera në godina private.

Nga ndryshojnë investitorët mender strategjikë, që marin falas pronat e shqiptarëve për të ndërtuar resorte private për fitime marramendëse nga pronarët e këtyre mediave që kanë marrë godinat shtetërore për biznes-mediat private e që nga “lufta” që i bëjnë Qeverive marin leje, tendera, kontrata e favore për t’u lëpirë me pushtetin e radhës?????

Tani a mund të ma shpjegojë ndonjë qarës apo qurrash hipokrit se News24 a i është hequr licenca si TV apo ka mbaruar ‘kontrata e qerasjes’ së qeverisë për godinën?

Po Eni Vasili që sot është e dërguara e News24 në krye të TVSH, çfarë mendon për këtë “sulm”???

Apo ajo ka porositur sulmin që të mos ketë rival???

 

Lini një Përgjigje