
Kjo qeveri nuk ka pasur asnjë skemë të ndërtuar për parandalimin e zjarreve në Shqipëri.
Zjarret ranë sërish edhe në këtë verë të nxehtë në Shqipëri.
Dhe askush nuk po e di se çfarë po ndodh: por që këta janë zjarre të qëllimshëm, kjo ka mundësinë më të madhe.
Po qeveria Rama çfarë po bën?
Publikisht nuk shihet asgjë.
Gjithsesi qeveria nuk mund të ketë faj nëse një keqbërës, në ditë gushti me temperaturën e ambientit mbi 40 gradë, i vë zjarrin një fushe me bar të thatë ose një pylli.
Por pyetja është kjo?
A është e përgatitur kjo qeveri qe të përballojë zjarret që mund të bien në Shqipëri në një gusht të zjarrtë si ky?
Qeveritë të afta nuk janë ato që pasi ka ndodhur një katastrofë zjarri masiv, qeveria të ketë mundësi të shpëtojë qytetarët e vet nga katastrofa.
Jo!
Qeveri e aftë është ajo që me studime shkencore është e përgatitur që ta ndalojë një katastrofë zjarri.
Qeveria nuk mund të ketë aftësi që të parandalojë një tërmet; por që të ketë mundësi të parandalojë një zjarr masiv para se ai të shpërthejë; kjo ka të bëjë me aftësinë apo paaftësinë e asaj qeverie.
Ja, sot në Shqipëri po bien zjarret masive; por qeveria e Tiranës, a i ka garantuar masat për parandalimin e zjarreve në një vapë të tillë si kjo që po përjetohet sot në Shqipëri?
Shenjat po tregojnë se kjo qeveri nuk ka pasur asnjë skemë të ndërtuar për parandalimin e zjarreve në Shqipëri.
Por kjo sigurisht që është paaftësi.
Po pse; çfarë është qeveria e një shteti, roje?
Po sigurisht që qeveria e një shteti modern është instituti mbrojtës i jetës dhe pasurisë së qytetarëve; bashkive dhe të pronës së qytetarëve nga zjarret.
Po nuk e di ta bëjë këtë; sigurisht që ajo nuk është një qeveri profesionale.
Kurse qeveri profesionale është ajo që edhe zhvillimin e shoqërisë së saj, edhe zhvillimin shtetëror e ka të ndërtuar dhe të organizuar sipas skemave shkencore.
Dhe duhet të kuptojmë të gjithë që garancia e jetës së qytetarëve dhe e zhvillimit të një shteti, në koncept historik, sot duhet të ketë patjetër karakter shkencor.
Garancia e një shoqërie moderne qëndron te studimi shkencor dhe krijimi shkencor i kësaj garancie; sepse duhet të theksojmë se garancia e këtij niveli shkencor as ka qenë, as është e as do të jetë një garanci që do të mund arrihet me lutjet e bëra nga qytetarët, gjithë frikë, nëpër kishat apo nëpër xhamitë e tyre.
Jo; në zhvillimin e sotëm botëror, garancia shoqërore sigurohet me anë të studimeve të thelluara shkencore.
Por a ka studime të tilla shkencore sot në Shqipëri?
Edhe nëse ka, ato janë të pakta dhe të pamjaftueshme.
Lini një Përgjigje