TAGS-AT E JAVËS

Sport2026-06-27 15:13:00

Momenti prekës “pushton” rrjetin, babai ndihmon djalin e tij të verbër për golin e Kristiano Ronaldos (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Momenti prekës “pushton” rrjetin, babai ndihmon djalin e tij
Djali i verbër-Kristiano Ronaldo

Futbolli vazhdon të dëshmojë se është më shumë sesa një sport, duke sjellë histori që prekin zemrat e njerëzve në mbarë botën.

Pak ditë më parë, një baba nga Irani tërhoqi vëmendjen në rrjetet sociale pasi gjeti një mënyrë të veçantë për t'i mundësuar djalit të tij të verbër të "ndiqte" një ndeshje futbolli. Duke përdorur një tabelë taktike të përshtatur, ai drejtonte duart e të birit mbi fushën e improvizuar, ndërsa i shpjegonte çdo pasim, lëvizje dhe aksion të lojës. Videoja, e realizuar gjatë ndeshjes Zvicër–Katar, e cila përfundoi në barazim 1-1, u shpërnda gjerësisht dhe emocionoi miliona njerëz.

Së fundmi, një tjetër video e të njëjtit baba dhe djalë ka bërë xhiron e rrjetit. Këtë herë, ai rikrijon golin e dytë të Kristiano Ronaldos në fitoren 5-0 të Portugalisë ndaj Uzbekistanit.

Ndërsa aksioni zhvillohet, babai lëviz duart e djalit mbi tabelën taktike dhe e shoqëron gjithçka me një komentim të drejtpërdrejtë. Në çastin kur i tregon se Ronaldo ka shënuar, reagimi spontan dhe plot emocion i djalit ka prekur mijëra përdorues në rrjetet sociale.

Pamjet janë vlerësuar si një tjetër shembull i fuqisë së sportit për të bashkuar njerëzit, por edhe i ndikimit që Kristiano Ronaldo vazhdon të ketë te tifozët në mbarë botën, duke frymëzuar njerëz të moshave, kulturave dhe prejardhjeve të ndryshme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Good News Movement (@goodnews_movement)

djali i verbër goli i kristiano ronaldos

Lini një Përgjigje