TAGS-AT E JAVËS

Sport2026-04-21 17:38:00

Ishte në radarin e Barcelonës, Vedat Muriqi “lë me gisht në gojë” katalanasit dhe arrin marrëveshjen paraprake për rikthimin në Stamboll

Shkruar nga Pamfleti

Ishte në radarin e Barcelonës, Vedat Muriqi “lë me gisht

Raportimet e fundit nga mediat turke bëjnë me dije se Fenerbahçe ka arritur një marrëveshje paraprake me Vedat Muriqin për një transferim të mundshëm gjatë verës, duke rikthyer në skenë mundësinë e një rikthimi të sulmuesit kosovar në Stamboll.

Sipas këtyre burimeve, klubi nga kryeqyteti turk e konsideron Muriqin si një prioritet në repartin ofensiv, për shkak të mungesës së alternativave në majë të sulmit. Aktualisht, në skuadër ndodhet vetëm 19-vjeçari Sidiki Sherif si qendërsulmues natyral, çka e bën të domosdoshme afrimin e një lojtari me eksperiencë.

Pas dakordësisë paraprake me lojtarin, Fenerbahçe pritet të nisë negociatat me klubin spanjoll Majorka, i cili zotëron kartonin e 31-vjeçarit. Burimet tregojnë se klubi spanjoll kërkon rreth 10 milionë euro për transferimin e tij, një shifër që pritet të jetë objekt diskutimesh mes palëve.

Vedat Muriqi po kalon një sezon të shkëlqyer në La Liga, ku renditet i dyti në garën për golashënuesin më të mirë me 21 gola, vetëm pas Kilian Mbape të Realit të Madridit që kryeson me 23 gola. Ai ka zhvilluar 30 ndeshje zyrtare këtë sezon, duke qenë titullar në 29 prej tyre.

Ndërkohë, në skenë mbetet edhe interesi i Barcelonës, e cila e konsideron sulmuesin kosovar si një opsion cilësor për repartin ofensiv. Një ofertë zyrtare nga klubi katalanas mund të ndikojë ndjeshëm në zhvillimet e ardhshme të merkatos.

Muriqi ka qenë më parë pjesë e Fenerbahçes gjatë sezonit 2019-2020, ku la gjurmë me paraqitjet e tij, çka e bën rikthimin e tij një opsion të mirëpritur nga klubi dhe tifozët.

vedat muriqi sulmuesi shqiptar fenerbahçe

1 Komente

  1. T
    Tony

    Turki bre turki, ta shani ç’ka Me o ba serbit po i ra Kosoves. Turk efendiu nuk e lustily bythen fare. Keta design për turkin bre.

    Lini një Përgjigje