TAGS-AT E JAVËS

Politike2026-07-05 07:41:00

Rama për BBC: Dua një drejtësi që nuk blihet, ky është kontributi më i madh i PS

Shkruar nga Pamfleti
Rama për BBC: Dua një drejtësi që nuk blihet,  ky
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar reformën në drejtësi si një nga arritjet më të rëndësishme të Shqipërisë gjatë viteve të fundit, në një intervistë për BBC News.

Sipas kryeministrit, sistemi i drejtësisë duhet të funksionojë në mënyrë të pavarur, duke vepruar pa dallime politike.

Rama rithekson se reforma në drejtësi mbetet një nga arritjet më të rëndësishme, duke kërkuar një drejtësi që “nuk sheh as majtas, as djathtas, por vetëm drejt”.

“E kam thënë që nga dita e parë që unë dua një drejtësi që nuk sheh as majtas, as djathtas, por sheh drejt. Një drejtësi që nuk mund të blihet, nuk mund t’i ushtrohet presion dhe nuk mund të kontrollohet nga larg. Gjithashtu kam thënë se ky është kontributi më i madh që Partia Socialiste do t’i japë këtij vendi”, theksoi Rama.

BBC News, në një artikull për debatin mbi Zvërnecin dhe protestat e zhvilluara, ndalet edhe te transformimi i Shqipërisë gjatë 13 viteve të fundit.

 

1 Komente

  1. G
    Graniti

    Ke ndertuar shtetin me arbitrar dhe me te padrejte me qytetarin. Je vetem nje demagog i lindur, ku pervec fjaleve te bukura genjeshtrave propogandes bajate nuk ben asgje pervecse suporton gjithe llumin dhe krimin e organizuar per te mbajtur pushtetin dhe bere pasuri. Tani ka ardh koha ta paguash shtrenjt gjithe kete dem mjerim zhgenjim qe i ke sjell ketij populli. I ke cuar cmimet ne stratosfere, paguajme naften me te shtrenjte ne europe. Po ku te con mushka o idiot. Je aty per te qeverisur jo per te bere udhwtime e qejfe neper bote. Keta njerez qe dhunove mashtrove vodhe etjetj do te hane te gjalle. Ketu do jemi koha do e tregoj.

    Lini një Përgjigje