TAGS-AT E JAVËS

Politike2026-07-08 12:35:00

Rama bëhet subjekt humori në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit atletet e bardha të kryeministrit  (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Rama bëhet subjekt humori në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit
Rutte i tregon Trumpit atletet e bardha të kryeminsitrit  

Kryeministri Edi Rama tërhoqi edhe një herë vëmendjen në samitin e NATO-s, jo për ndonjë fjalim apo marrëveshje, por për zgjedhjen e tij në veshje. Ndryshe nga liderët e tjerë, ai u paraqit me kostum të kombinuar me atlete të bardha, një stil që e ka bërë tashmë pjesë të paraqitjeve të tij në aktivitetet ndërkombëtare.

Një moment që u komentua ishte ai kur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i tërhoqi vëmendjen presidentit amerikan Donald Trump te atletet e bardha të kryeministrit shqiptar, duke i treguar ato me gisht.

Rama bëhet subjekt humori në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trump hodhi një vështrim të shkurtër në drejtim të Ramës, pa bërë ndonjë koment publik për këtë episod.

Veshja e tij nuk ka kaluar pa u vënë re as nga prestigjiozja britanike The Guardian, e cila i ka kushtuar një vëmendje të veçantë look-ut të kryeministrit shqiptar. Kombinimi? Një kostum serioz blu, me një palë atlete të bardha.

Rama bëhet subjekt humori në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

“Në një tjetër moment nga “moda e NATO-s”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shfaq me atletet e tij karakteristike, ngjyrë të bardhë”, shkruan The Guardian, duke e rreshtuar Ramën si një nga thyesit më të mëdhenj të tabuve të modës në diplomacinë botërore.

 

 

atletet e rames samiti i natos

Lini një Përgjigje