
Vlera e mallrave kontrabandë kapte shifrën e 71 mijë eurove. 41-vjeçarja pasi i merrte nga Athina i shiste në dyqanin e saj në Yzberisht, Tiranë.
Zbardhen detaje nga arrestimi i 49-vjeçares Estela Kapo 2 ditë më parë nga policia e Tiranës, pasi tregtonte veshje të vjedhura dhe kontrabanduara nga Greqia.
Sipas policisë, ajo tregtonte veshjet në dyqanin që administronte në zonën e Yzberishtit në kryeqytet. Pas kontrollit policor u zbulua një sasi e konsiderueshme veshjesh pa faturë blerjeje dhe pa faturë doganore.
Mësohet se në vijim të operacionit, policia greke ka arrestuar 8 persona në Greqi, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi rrobat e vjedhura nga Athina shiteshin Tiranë. Mes të arrestuarve, është edhe drejtuesja e grupit, ndërsa vlera e “mallit” të vjedhur shkonte në shifrën 71 mijë euro.
“Seksioni i Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Drejtorinë për Krimet në Volum në DPPSh, si rezultat i administrimit të informacioneve të siguruara për një rast të kontrabandës së mallrave, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Outlet”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasja:
E. K., 49 vjeçe, banuese në Tiranë.
Gjatë kontrollit në subjektin tregtar që administronte kjo shtetase, në rrugën “Demneri”, Yzberisht, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme veshjesh të ndryshme, për të cilat ajo nuk dispononte dokumentacion doganor apo fatura blerjeje”, njoftoi më herët policia.
Lini një Përgjigje