TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2026-07-08 21:52:00

Protesta e 39-të, qytetarët ulen këmbëkryq para Kuvendit: Parlament i krimit!

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e 39-të, qytetarët ulen këmbëkryq para Kuvendit:

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës. Aktualisht, ata ndodhen pranë godinës së Kuvendit, ku kanë ndaluar dhe janë ulur këmbëkryq në rrugë, duke brohoritur në kor "Parlament i krimit".

Ky është një nga momentet simbolike të protestës së 39-të kundër qeverisë, ku pjesëmarrësit kanë shprehur pakënaqësinë jo vetëm ndaj qeverisë, por edhe ndaj institucionit të Kuvendit dhe klasës politike në tërësi.

Pas ndalesës para Parlamentit, protestuesit pritet të vijojnë marshimin përgjatë Rrugës së Elbasanit për t'u rikthyer më pas në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", përpara Kryeministrisë, ku po aty, do të përfundojë tubimi i ditës së sotme.

Gjatë marshimit dëgjohen vazhdimisht thirrje si "Rama në burg, Berisha në burg", "Rama ik", "Revolucion", "Ju erdhi fundi" dhe "Shqipëria është e shqiptarëve, jo e pushtetarëve", ndërsa protestuesit mbajnë në duar flamuj kombëtarë dhe pankarta kundër qeverisë dhe klasës politike.

Pjesëmarrësit kanë deklaruar se protestat do të vijojnë çdo ditë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie teknike tranzitore, reformimin e sistemit politik dhe largimin e asaj që e cilësojnë si kasta e vjetër politike.

Protesta e 39-të, qytetarët ulen këmbëkryq para Kuvendit:

Lini një Përgjigje