TAGS-AT E JAVËS

Kronike2026-07-10 21:05:00

Amir Muaremi theu 'arrestin e shtëpisë’, arrestohet efektivi i Policisë në Dibër!

Shkruar nga Pamfleti
Amir Muaremi theu 'arrestin e shtëpisë’, arrestohet
Foto ilustruese


Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Kukës-Dibër ka arrestuar efektivin e Policisë Megin Gani Ademi, 32-vjeç, për ‘shpërdorim detyre’.  AMP njofton se punonjësi i policisë dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale lidhur me largimin e shtetasit Amir Muaremi, i cili ishte me masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe në proces ekstradimi drejt Republikës Federale të Gjermanisë.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme.

"Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Drejtoria Rajonale Kukës-Dibër, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër dhe në prezencën e prokurorit të gatshëm, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Policisë së Shtetit, Megin Gani Ademi, 32 vjeç, Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se punonjësi i policisë dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale lidhur me largimin e shtetasit Amir Muaremi, i cili ishte me masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe në proces ekstradimi drejt Republikës Federale të Gjermanisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme."-thuhet në njoftim.

amp arrestim

Lini një Përgjigje