TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2026-05-28 14:13:00

Rikthehet emri i Atë Pjetër Meshkallës, Universiteti i Shkodrës merr vendimin simbolik

Shkruar nga Pamfleti
Rikthehet emri i Atë Pjetër Meshkallës, Universiteti i
Apostulli i lirisë At Pjetër Meshkalla

Senati Akademik i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka miratuar unanimisht rikthimin e emërtimit “Atë Pjetër Meshkalla” për Auditorin A1, pas një kërkese zyrtare të Fakultetit Ekonomik.

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të Senatit, ku 20 anëtarë votuan pro nga 20 të pranishëm, duke rikthyer kështu emrin e një prej figurave më të rëndësishme të mendimit dhe kulturës shqiptare në një nga ambientet kryesore akademike të universitetit.

Kërkesa ishte paraqitur nga Fakulteti Ekonomik pranë rektorit Tonin Gjuraj, si një vlerësim për trashëgiminë dhe kontributin e Atë Pjetër Meshkallës, i konsideruar simbol i dijes, lirisë së mendimit dhe qytetarisë shqiptare.

Me këtë vendim, Auditori A1 do të mbajë sërish emrin “Atë Pjetër Meshkalla”, një emër i lidhur ngushtë me historinë dhe identitetin akademik të qytetit të Shkodrës.

senati akademik i universitetit të shkodrës “luigj gurakuqi” “atë pjetër meshkalla” rikthim

Lini një Përgjigje