TAGS-AT E JAVËS

Editorial 4 Tetor 2025, 17:17

Kë kërcënoi Edi Rama me burgje dhe sekuestro politike?

Shkruar nga Pamfleti
Kë kërcënoi Edi Rama me burgje dhe sekuestro politike?
Edi Rama /

Pas spastrimit në administratë, Rama kalon në fazën e dytë të fushatës së frikës; kërcënon bizneset e lidhura me Veliajn, për të mbjellë terror e për të kontrolluar zgjedhjet në Tiranë...

Edi Rama ka nisur që në korrik të flasë për prishje ndërtimesh, për mbyllje biznesesh dhe më në fund për burgje e sekuestro. Një ligjërim që nuk ka sens në logjikën normale, sepse ligjet ekzistojnë dhe kryeministri ka në dorë të gjitha mjetet për t’i zbatuar. Ai komandon policinë, IKMT-në, tatimet, doganat, ushtrinë, pra i ka të gjitha instrumentet që të veprojë në heshtje, pa bërë zhurmë.

Mirëpo, në konferencën e fundit për shtyp, Edi Rama foli si prokuror e gjykatës në të njëjtën kohë, duke paralajmëruar se do të prishë pallate, do të sekuestrojë apartamente dhe do të konfiskojë pasuri.

Ky përrua verbal është një shfaqje e qartë e tensionit politik dhe psikik që ka përfshirë kryeministrin, i cili duket se kërkon të shpikë “grupe armiqësore” të reja për të justifikuar goditjet e brendshme në pushtetin e tij.

Në të vërtetë, ky është vetëm kapitulli i dytë i spastrimit të nisur pas arrestimit të Erion Veliajt. Pas largimeve masive në administratë të atyre që konsiderohen njerëz të afërt me ish-kryebashkiakun, Rama po e shtrin fshesën drejt sipërmarrësve që kanë pasur kontrata apo lidhje me Bashkinë e Tiranës. Ai ka kërcënuar hapur ndërtues, kontraktorë dhe pronarë biznesesh, duke i paralajmëruar se do të ndiqen këmba- këmbës nga tatimet, inspektoratet dhe SPAK-u. Është një akt i paprecedentë i një kryeministri që shkel Kushtetutën dhe çdo parim të ndarjes së pushteteve, duke përdorur qeverinë si instrument presioni për interesa politike.

Qëllimi është i qartë: të ngjallë frikë, të polarizojë shoqërinë dhe të kontrollojë zgjedhjet e ardhshme në Tiranë përmes terrorit administrativ. Ai e di se sondazhet reale janë alarmante, më pak se 35 për qind e qytetarëve shprehen të gatshëm të votojnë për Ogerta Manastirliun, ndaj ka zgjedhur të hyjë në fushatë jo me program, por me kërcënim.

Pas deklaratave të tij publike, strukturat nën varësinë e qeverisë kanë nisur të dërgojnë letra e paralajmërime bizneseve që konsiderohen afër Erion Veliajt. Një klimë frike që tashmë është konstatuar edhe nga trupat diplomatike në Tiranë, të cilat i kanë përcjellë qeverisë shqetësimet për tensionin që po krijohet.

Edi Rama po hyn në këtë garë zgjedhore si një njeri në panik, i lodhur nga pushteti dhe i trembur nga humbja. Por shqiptarët nuk kanë pse të frikësohen nga burgjet që ai përmend çdo ditë. Sepse burgjet janë aty, dhe mund ta presin edhe atë që i përdor si kërcënim ndaj të tjerëve./Pamfleti

edi rama burgje sekuestro politike

10 Komente

  1. A
    Apostoli

    Ky njeri eshte nje dhjaks, njeri pa kocke qe permes pushtetit kercenon te madh dhe te vogel. Eshte shenje frike, panik. E ka vjedh kete vend kete popull deri ne palce, dhe tani i frikesuar vetem kercenon. Eshte ne grahmat e fundit dhe pse kapardiset e krekoset sikur ka cliruar Shqiperine. Mbetet kryeministri me i korruptuar dhe i paafte qe i ka ardh ketij kombi.

    1. M
      Manushaqe

      Fiks keshtu eshte njerou me i paafte.Nuk e kuptoj si e mbajme kete njeri arrogant.

    2. E
      Ervis

      Ngrihen minatoret ne proteste shkon Arlind Qori i mban ne kontrroll. Ngrihen pensionistet ne proteste shkon Arlind Qori i mban ne kontrroll. Ngrihen studentet ne proteste shkon Arlind Qori i mban ne kontrroll. Proteste eshte te shkallmosh shtetin si bene ne Nepal, po ketu eshte shoku Arlind qe mban nen kontrroll shtresat vulnerabel qe qeveria godet! Kaq per sot per shokun Arlind qe ngerdheshet me veten edhe kur askush nuk qesh!

      1. R
        R Protoduari

        Sa pakurrizor duhet te jete dikush qe voton akoma per Ramen apo PS.. Komunistat rrepacuke po shuajne kombin tone..

        1. P
          PO

          PSE NUK VE QENUSHEN DIELLUSHE KANDIDATE PER BASHKINE POZITA

          1. lola

            nuk jam as me ps as me edi ramen por me duket shume e drejte dhe demokratike qe territoret e zena nga te fortet dhe kriminelet e ketij vendi te lirohendhe te vihen ne sherbim te komunitetit per,,,,,,polici,,,,,,,,,ambulanca,,,,,,,,vende clodhjeje dhe argetimi si ne boten perendimore,,,,,ghithashtu dhe cadrat ne plazhe,,,,,,,,duhet te shfrytezohen nga qytetaret me cmime te pranueshme dhe te kontrolluara nga shteti,,,,,,prandaj NDAJINI GJERAT DHE MOS NXINI CDO GJE PER PROPAGANDE

            1. F
              Filja

              Ti Lolita a e ke 100€ pensionin...shiko këtë pastaj përgëzon atë të gjatin që po prish bujtinat në Theth dhe Valbonë .

              1. l
                leo

                Kur do i bej keto qe thote dhe premton ky monster Lola, tani pas 12 vitesh. Apo te duket i ri ky legen ty. Njerez pa memorje. Nuk ka shkaterrues me te madh se ky pafillo gjate i keti kombi, i ketij vendi.

              2. E
                Elsa

                Po kujtë ti japim votën ? Akoma se kuptoni që se duam regjimin e Saliut

                1. a
                  ana

                  Nuk ka lidhje me Saliun Elsa. Jane te dy njesoj. Duhet ti japim besimin tone nje alternative ndryshe. Gjerat duhet te ndryshojne ose do shkoj keq e me keq. Ka 12 vjet ne pushtet qe vetem vjedh dhe genjen pa pike turpi pa u skuqur. Rama e ka te shkruar ne balle qe eshte PSIKOPAT. Eshte bere Tirana e pabanueshme. E shikon cfare behet me ndertimet. Nje kaos urban, ndotje akustike, pisllek. Akoma do besojme tek ky ordiner i korruptuar!!!

                Lini një Përgjigje

                Editorial