Kur batutat diplomatike bëhen dëshmi në gjykatë dhe Shqipëria futet në dosjet e FBI-së për korrupsion ndërkombëtar...
Kur Edi Rama ironizoi publikisht Donald Trump-in në një forum ndërkombëtar, duke përmendur “ngatërrimin mes Shqipërisë dhe Armenisë”, e shiti sërish veten si mjeshtër batutash dhe sfidues global. Por këtë herë, satira pati pasoja. Reagimi nuk vonoi: George Papadopoulos, ish-këshilltar i Trump për politikën e jashtme, publikoi një fotografi ku Rama ndodhet në zyrën e tij me Charles McGonigal, ish-agjenti i FBI që sot është i dënuar në SHBA për fshehje faktesh dhe përfitime të dyshimta nga lidhje me Shqipërinë.
Kjo fotografi, e thjeshtë në dukje, është sot një aktakuzë vizuale. Ajo nuk është më thjesht imazh, por dëshmi e marrëdhënieve që kryeministri i Shqipërisë ka pasur me një figurë që drejtësia amerikane e ka futur në arkivin e korrupsionit ndërkombëtar. Dhe sa më shumë të tentojë Rama ta shesë këtë takim si një bisedë “miqësore për ndikimin rus”, aq më shumë rritet dyshimi publik dhe ndërkombëtar se e vërteta është tjetërkund.
Pse është kjo foto kaq e rëndësishme?
Sepse lidhet direkt me një dosje të FBI-së, që përmend udhëtime, pagesa dhe influencë të drejtpërdrejtë në vendimmarrjen shqiptare. Sepse përmend tentativa për të ndikuar në dhënien e licencave energjetike. Sepse përmend rolin e Dorian Duçkës, si lidhje midis Ramës dhe strukturave që përfitojnë nga bizneset publike. Dhe mbi të gjitha, sepse vendos pikëpyetje serioze mbi integritetin e institucionit të kryeministrit në sytë e aleatëve ndërkombëtarë.
Kur një agjent i lartë i FBI dënohet për mosdeklarim marrëdhëniesh me një qeveri të huaj, dhe kjo qeveri është Shqipëria, rreziku nuk është vetëm reputacional, është diplomatik. Në Uashington, Londër apo Bruksel, askush nuk do të shohë me të njëjtin sy një vend ku liderët politikë fotografohen në zyrë me njerëz që më pas dënohen për korrupsion ndërkombëtar. Asnjë batutë nuk e shuan këtë zjarr.
Sot, Rama është i detyruar të përgjigjet, jo me sarkazëm, por me dokumente. Jo me mohime të turbullta, por me transparencë të plotë. Sepse më shumë sesa tallja me Trump-in, ajo që i rëndon mbi supe është lidhja me një personazh që është kthyer në simbol të bashkëpunimit të errët ndërmjet zyrtarëve shqiptarë dhe rrjeteve të interesit financiar e politik. Dhe nëse drejtësia shqiptare nuk vepron, të paktën drejtësia amerikane ka dhënë një mesazh: askush nuk është mbi ligjin, as në Tiranë.
Shqipëria nuk e ka më luksin të heshtë, të relativizojë apo të tallet me skandale të këtij niveli. Në një kohë kur Perëndimi e sheh Ballkanin si një fushëbetejë kundër ndikimit rus dhe kinez, çdo lidhje e errët është bombë me sahat. Dhe kur kjo lidhje përfshin një kryeministër, heshtja nuk është më strategji, është pranim fajësie./Pamfleti
Kur qenit i vjen ngordhja, pemjer ne der te xhamise.
Pra krisma nuk ka patur. Dhe nese ka patur ato kane qene larg. Mos e ngaterroni mretin tone me keto gjera te vogla. Mos harroni qe shqiperia eshte vendi me i varfer ne Europe, dhe me politikanet me te pasur. Ketu kryeministri eshte me shume mret se ai iArabise saudite apo britanise.
Ky gaztori internacional,kesaj radhe beri ate qe e dinim qe do bente,por sdinim daten.Dmth u tall me nje lapsus te Trampit.Ngaterimi i emrit nga Tramp eshte njerzor per nje President te nje shteti te madh(Botes).Perdorimi nga Gjigandi i nje vendi me 2.4 meleon thone Korcaret ,eshte çnjerzor,cinik. Ksaj rradhe me duket se beri gafen qe do na kushtoje me shumè ne,se vete Bablokut. Psh si do thoni ju?Duke dhuruar shume nga pasurite e "Popullit"trim ,paqedashes,duke strehuar lloj lloj rracash qofte edhe te pastra si ata qe coi ne Manze,kur asnje vend tjeter nuk i hyri ketij rreziku. Gezuar Tetorin rozè
Mos e shani Ramen o njerez ka 34 vjet qe ne Shqiperi ben ligjin Amerika. Ky amerikoni shefi i FBI- vinte merrte çantat me miliona $$ i çonte tek nji shef me i modh ne USA. Edhe oligarket Shqiptare nuk dorezonin kot parate, nuk jane budallenj- jo!! Çdo Perandori rrjep kolonite dhe mbush arkat e veta, keshtu ka bere Roma antike, Bizanti, Stambolli, keshtu ben dhe Amerika o budallenj. Te gjithe paguajne edhe Rama paguan, lerini perrallat me demokraci.