
Kriza globale e institucioneve e kthen Shqipërinë në një pasqyrë të deformuar: nuk kemi më as shembuj për të ndjekur, as busull për të ecur…
Bota po rrëzohet mbi veten e saj. Amerika, shteti që për dekada predikonte stabilitetin institucional dhe modelin e demokracisë funksionale, sot ka mbyllur qeverinë federale. Republikanët e demokratët nuk arrijnë të bien dakord për një buxhet bazë, dhe 750 mijë punonjës publikë dërgohen në shtëpi pa paga. Kjo nuk është thjesht krizë buxheti, është dështim i sistemit. Një paralizë që tregon se as shteti më i fuqishëm i botës nuk gjen më gjuhë për të qeverisur.
Në Evropë, nuk është më ndryshe: Gjermania përballet me protesta masive dhe krizë energjetike, Franca ka çdo javë greva dhe përplasje sociale, Britania është zhytur në inflacion dhe kaos pas-Brexit. Edhe aty, tuneli nuk ka dritë, por trenin që vjen me shpejtësi.
Shqipëria, kopja më e keqe e një bote në kolaps
Dikur shpresonim: “Të paktën të bëhemi si Perëndimi”. Por çfarë të kopjojmë sot? Institucione të paralizuara, politikë të bllokuar, drejtësi të ngadalshme dhe kriza sociale që po shpërthejnë kudo? Shqipëria nuk ka pasur kurrë luksin e shteteve të mëdha, por ka trashëguar veset më të këqija të tyre.
· Parlamenti ynë është kthyer në sallë sharjesh dhe tymueseve, jo vend ku bëhen ligje. Deputetët hyjnë me koreografi politike, por dalin me zero zgjidhje për qytetarët.
· Drejtësia e re, e ngritur si flamur i reformës, sot është gjysmë e ngrirë. Dosjet më të mëdha të korrupsionit zvarriten me vite, ndërsa njerëzit e zakonshëm presin për një vulë apo vendim si në shekullin XIX.
· Qeveria flet për investime strategjike, por qytetarët shohin vetëm PPP, koncesione dhe tendera që i pasurojnë të njëjtët njerëz.
· Shqiptarët e rinj nuk presin më, ikin masivisht. Drita nuk më është as integrimi, as zhvillimi, por vetëm aeroporti i Rinasit me biletën një drejtimëshe.
Kolapsi global si paralajmërim
Çfarë do të thotë kjo për ne shqiptarët? Do të thotë që nuk kemi më askënd që të na tregojë rrugën. Kemi hyrë në një epokë ku çdo shtet do të duhet të shpëtojë veten. Shqipëria nuk mund të presë më as Evropën, as Amerikën, as NATO-n të na zgjidhë hallet. Këto struktura janë në krizë dhe mezi mbajnë veten. Në këtë rrëmujë globale, një vend i vogël si yni rrezikon të bëhet thjesht një ‘collateral damage’, një kosto e humbur që askush nuk e vëren.
Të mbijetosh ose të zhdukesh
Nëse nuk e kuptojmë se sistemi ynë është po aq i kalbur sa ai amerikan, por pa luksin e fuqisë ekonomike e ushtarake, atëherë Shqipëria nuk ka asnjë shans. Në fund të tunelit nuk ka dritë. Ka vetëm trenin që vjen me shpejtësi dhe ose ne gjejmë mënyrën të hidhemi anash, ose përplasemë kokë më kokë me realitetin.
Kjo është koha për t’u zgjuar nga iluzionet. Nuk kemi modele për të ndjekur, nuk kemi më mentorë për t’u mbështetur, nuk kemi më “dritë perëndimore” që të na orientojë. Kemi vetëm vetveten dhe një shoqëri që duhet të zgjedhë: të mbijetojë me dinjitet ose të shkatërrohet në rrëmujën e përbotshme./Pamfleti
Darvini thoshte nuk mbijeton specia me e zgjuar por ajo që di te pershtatet. Te ndryshosh realitetin Duhet te pranosh te behesh pjese e tij duke sakrifikuar per hire te mdryshimit c” copeza” te dinjitetit, Duhet te pranosh te behesh pis . Duke u hedhur anash vetëm se kontribojme ne thellimin e hipernormalitetit Ku ndodhen shumë shtete. As perplasemi, as hodhe mi anash por te perpiqemi te ndrojme shinat e drejtimit te trenit
Sipas ketij kodosh kodoshi qe vetem Perendimin fajeson e rri urte ndaj Sllavizmit faqezi "fitimtar, qe na ka bere e vazhdon te ne beje te zezat ne duhet t'i mbyllim te gjitha ambasadat e Perendimit e te leme hapur vetem ambasadat e Moskes e Beogradit, ah po edhe te Pekinit.
modele ka gjithmone ----george washington
jeta ska me asnje enigem dhe e ardhmja eshte thjesht nje shprese monotone vuajtjesh me asnje suprise....duhet te falenderojme te keqen...dobicllikun...pisllikun... padrejtesine.....dhe politiken e njerzve pisa qe gjithmon behen bashke per tja fut njerzve naive shumice...qe tashme kane bere realitet mos pasjen e ndonje shprese dhe te ardhme ndryshe...por thjesh parullen gjeniale te kotesise ....shtyje ta shtyjme se nuk vdesim dot...fatalitet ...smund te kete asnje te ardhme me regulla te vjetra vetem duke lyer vetem siperfaqen....nga te njejtit pisa njerez qe jane fajtore per kte fatalitet...dhe lyejne fasadat me furcet e politikes se vjeter te dale boje....ky eshte fundi qe po presim te gjith....vecanerisht ata qe jane themelusit e kesaj katraure....me parullen...po vdiqa une le te perbyset e gjith bota....ne fakt duhen perbysur vjetersirat qe te mos perbyset i gjith kombi
Rapi i ka renjet e forta e te ngulura thell ne tok....ska tufan qe e shkund pa le ta rezoje... Tashi po u tha ndonji gjethe...do bjere ne tok...e keshtu do e pleroje me shume,fantazia per kureshtar eshte e mire,se i ben te enderojne....si pronaret qe prisnin rezimin e komunizmit per te mare pronat...por moren 7501...qe i varosi perfundimisht...keshtu sillet rotull historia e popullit tim...dhe ne ket shekull..e ndoshta me gjat...pasuria forcoi social komunizmin si neokapitalizem dhe keshtu..komunistet ngelen pushtet e ketu endra mbaroi dhe realiteti vazhdon..veliu shkoi per lesh ..e keshtu si Ballku Hasbiu Shehu...qe iken vet..se kishin shkelur ne zon te minuar..