TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 9 Dhjetor 2025, 10:27

Frika nga SPAK/ Pazaret i bën Blendi; letrat i firmosë Llambriola

Shkruar nga Pamfleti
Frika nga SPAK/ Pazaret i bën Blendi; letrat i firmosë Llambriola
Llambriola Misto dhe Blendi Gonxhe /

Ministri firmosi brenda një dite tre urdhra të paligjshëm që i kalojnë Llambriola Mistos vendimet për licenca, resorte, hotele dhe agroturizëm, ndërsa pazaret i drejton vetë...

Blendi Gonxhe, i përfshirë në shumë afera korrupsioni gjatë detyrave të tij në ministri dhe institucione të tjera, ka nisur të delegojë kompetencat për të shmangur përgjegjësinë penale pas afrimit të SPAK te selia e kryeministrit. Brenda 24 orëve, ai ka firmosur tre urdhra që ia kalojnë sekretare së përgjithshme, Llambriola Misto, autorizimet për certifikatat e udhërrëfyesve turistikë, kategorizimet e hoteleve dhe miratimet e agroturizmit. Delegimi është në kundërshtim me ligjin, pasi kompetencat e komisionit varen vetëm nga ministri dhe nuk mund të delegohen për periudha të gjata ose te një funksionar që ligji nuk e parashikon. Misto ka qenë firmëtarja e dosjeve të Gonxhes edhe në ministritë e mëparshme, duke u bërë pjesë e skemës së tij të mbulimit administrativ. Skema tregon qartë se ndërsa Gonxhe plotëson pazaret, firmat i lë tek vartësit.

Gjatë ushtrimit të detyrave në Ministrinë e Kulturës, në Bashkinë e Tiranës, në Drejtorinë e Transportit, në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe përmes kompanive të tij private, Blendi Gonxhe është përfshirë në shumë afera korrupsioni. Për asnjë prej tyre ai nuk është proceduar penalisht.

Pas afrimit të SPAK te selia e kryeministrit Edi Rama, ministri Blendi Gonxhe është futur në panik nga frika e prangave dhe ka nisur lëvizjet dinake për të shmangur përgjegjësinë penale. Ai po ua ngarkon përgjegjësitë vartësve përmes delegimeve të përhershme të kompetencave që ligji ia njeh vetëm ministrit.

Brenda një dite, Gonxhe ka nxjerrë tre urdhra si ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, duke deleguar te Llambriola Misto kompetencat për firmosjen e vendimeve, kontratave, licencave dhe lejeve të zhvillimit që kërkohen nga bizneset private.

Frika nga SPAK/ Pazaret i bën Blendi; letrat i firmosë Llambriola

Me Urdhër nr. 201, datë 18 nëntor 2025, ai i ka deleguar Sekretares së Përgjithshme firmosjen e certifikatave për veprimtarinë e udhërrëfyesve turistikë, të miratuara nga Komisioni i Veprimtarive Turistike.

Me Urdhër nr. 202, datë 18 nëntor 2025, i ka deleguar asaj firmosjen e certifikatave të kategorizimit të hoteleve dhe resorteve.

Me Urdhër nr. 203, datë 18 nëntor 2025, i ka deleguar firmosjen e certifikatave paraprake dhe definitive për subjektet agroturizëm.

Komisioni i Veprimtarive Turistike varet dhe drejtohet nga Blendi Gonxhe, dhe sipas ligjit kompetenca e firmosjes së vendimeve të këtij komisioni është vetëm e ministrit. Asnjë funksionar tjetër nuk mund ta marrë këtë kompetencë.

Delegimet që ka bërë Gonxhe përbëjnë tri shkelje të qarta ligjore:

·         Kompetencat delegohen vetëm përkohësisht dhe jo më shumë se dhjetë ditë, kur ministri është jashtë vendit ose në pamundësi shëndetësore. Gonxhe është në detyrë dhe nuk ka arsye ligjore për delegim.

·         Ministrit i ndalohet të delegojë kompetencat te Sekretarja e Përgjithshme, sepse ajo i ka të përcaktuara detyrat me ligj dhe nuk mund të marrë kompetenca jashtë funksioneve të saj.

·         Në mungesë të ministrit, kompetencat e komisionit i delegohen vetëm zv/kryetarit, ndërsa firmosjet e vendimeve duhet t’i kryejë ministri si kryetar komisioni.

Kuptohet qartë se pazaret për përzgjedhjen e udhërrëfyesve turistikë, plazheve, resorteve, hoteleve dhe fermave i bën vetë Blendi Gonxhe, ndërsa firmosjet formale ua kalon vartësve për të shmangur përgjegjësinë.

Llambriola Misto, e cila vjen nga Kuçova, ka qenë më parë Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, dhe Gonxhe e mori me vete në Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, sepse ajo i ka firmosur të gjitha pazaret dhe vendimet e dyshimta në institucionet ku ai ka punuar./Pamfleti

 

llambriola misto blendi gonxhe

4 Komente

  1. A
    Astriti

    Llambriushka ka qene kandidate per deputete e Likes dhe Mones, e lidhur fort me Saliun dhe Edin… Nuk eshte rastesisht aty. Shkeljen e ligjeve nuk e ka aspak problem. Eshte ushtare e bindur dhe ustalleshe vjedhjesh. Kur te behet Gonxhja zv/Km kjo do shkelqeje fort ne vjedhje.

    1. E
      E verteta

      Kjo Llambriola vjen Nga LSI Eshte bekuar nga Nasipi. Mjeshtre

      1. K
        Koco

        Une nuk e njihja kerkova takim per nje ceshtje prone me priti dhe me ka ndihmuar pa asnje interes qe kisha 2 vjet qe nuk me priste dhe sqaronte njeri nga eksperienca ime personale ishte shume positive dhe e sjellshme

        1. L
          Landi Vore

          Blendi Gonxhja eshte vetmi se mund ta beje kete vend. Ai duhet zgjedhur Kryeminister 1 ore e me pare. Mua me ka zgjidhur dy halle qe nuk mi zgjidhte askush qe ne 96. Thoshin se lejon ligji, por Bledi ma zgjidhi direkt. Hallall ja befte zoti ishalla!

          Lini një Përgjigje