TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 8 Dhjetor 2025, 11:56

Zoti Berisha si mendon se mund ta sjellësh opozitën në pushtet me këto monstra; reflekto për hir të Zotit

Shkruar nga Pamfleti
Zoti Berisha si mendon se mund ta sjellësh opozitën në pushtet me
Sali Berisha me Gjin Gjonin e famshëm /

Ish gjyqtari i përjashtuar nga drejtësia dhe strehuar në parlament deklaron pasuri nga “kursime dhe biznese”, ndërsa dokumentet tregojnë kompani me humbje, qarkullim të fshehur dhe borxhe tatimore...

Deputeti i PD, Gjin Gjoni, i njohur për sulmet e tij ndaj SPAK dhe Reformës në Drejtësi, deklaron vila, kapitale dhe qindra mijëra euro hua, ndërsa argumenton se pasuritë i ka siguruar me punë të ndershme. Por faktet e publikuara nga “Pamfleti” tregojnë një histori të plotë fshehjesh: kallëzime për pasuri të pajustifikuara, shmangie të vettingut, biznese të deklaruara me humbje, bilance të manipuluara, kompani të çregjistruara që vijojnë aktivitetin dhe detyrime të papaguara tatimore. Nga dyqanet e Rinasit te fermat pa bilance dhe nga kompanitë “lavatriçe” te zyrat ligjore të padeklaruara, profili financiar i Gjin Gjonit ekspozon modelin klasik të pasurimit të paligjshëm të kastës së vjetër të drejtësisë, që sot pozon si opozitë morale e vendit.

Deputeti i PD që sulmon SPAK-un dhe ulërin kundër reformës në drejtësi, kundër korrupsionit, pastrimit të parave dhe që derdh lot krokodili për të varfërit, është ish gjyqtari Gjin Gjoni, i përjashtuar nga sistemi i drejtësisë dhe i strehuar sot në parlament.

Pasuria e tij të krijon përshtypjen sikur ai ka fabrika dhe industri. Ai ka dy vila me sipërfaqe 2516 m² dhe 970 m² me vlerë 1.3 milionë euro, disa apartamente, kapital 1.6 milionë euro, disa llogari bankare dhe bashkë me gruan kanë dhënë 900 mijë euro hua.

Tre fakte që zbulojnë burimin e pasurive dhe mashtrimin

Në deklarimet e tij, Gjin Gjoni pretendon se pasuritë i ka siguruar me kursime nga paga dhe nga bizneset e tij dhe të gruas. Por tre fakte e rrëzojnë këtë pretendim.

Së pari, në maj 2014 Inspektorati i Deklarimit të Pasurive i bëri kallëzim penal për fshehje pasurie dhe çështja u hetua në Prokurorinë e Elbasanit, por kolegët prokurorë dhe gjyqtarë ia pushuan.

Së dyti, Gjin Gjoni iu shmang vettingut me qëllim, duke dhënë dorëheqjen nga frika e pasurive të siguruara me pazare gjyqësore dhe lidhje me eksponentë të krimit.

Së treti, ai deklaron se pasuritë i ka nga bizneset, por faktet e publikuara nga “Pamfleti” tregojnë se shtatë bizneset e tij janë me humbje, me fitime minimale, të çregjistruara ose në proces likuidimi për shkak të falimentimit dhe detyrimeve tatimore e doganore.

Zoti Berisha si mendon se mund ta sjellësh opozitën në pushtet me
Gjin Gjoni dhe e shoqja Elona Çaushi /

Marifetet e çiftit Gjoni–Çaushi me kompanitë “lavatriçe”

Kompania “Albania Duty Free Distribution”, që administron dyqanet brenda Aeroportit të Rinasit, në pronësi të Elona Çaushit, gruas së Gjin Gjonit, në vitet 2021–2024 ka deklaruar bilance me humbje nga 3 milionë deri në 90 milionë lekë.

Zoti Berisha si mendon se mund ta sjellësh opozitën në pushtet me

Kompania “Bio Gourmet”, me objekt import–eksport ushqimesh dhe pijesh, ka deklaruar humbje nga 23 deri në 40 milionë lekë.

Kompania “Best Buy Drug Store”, sot me emrin “German Market”, me objekt import–eksport produktesh sanitare dhe industriale, ka deklaruar humbje nga 50 deri në 60 milionë lekë.

Kompania “ALBCOS – Albanian Cosmetics”, me objekt import–eksport dhe tregtim produktesh shëndeti e kozmetike, ka deklaruar fitime minimale, nga 50 deri në 80 milionë lekë, që përfaqësojnë vetëm 20 deri në 30 për qind të fitimit real. Në vitet 2012–2014, çifti Gjoni–Çaushi e ka pezulluar dhe rifilluar pesë herë aktivitetin e kompanisë, duke manipuluar bilancet financiare. Më 30 tetor 2024, Drejtoria e Tatimeve i bllokoi aksionet dhe kapitalin për borxhe tatimore.

Kompania “Vintage Second-Hand e New”, që tregtonte rroba të përdorura, prej shtatorit 2012 nuk ka deklaruar bilance tatimore. Më 10 gusht 2015 e futën në proces likuidimi dhe më 25 gusht 2017 e çregjistruan. Por aktiviteti vazhdon jashtë sistemit tatimor.

Zoti Berisha si mendon se mund ta sjellësh opozitën në pushtet me

Ferma “Agro Gjoni” në Lezhë, e krijuar në mars 2018, ku Gjin Gjoni është ortak me familjarët, prej shtatë vitesh nuk ka deklaruar asnjë bilanc tatimor.

Zyra juridike “G&G LAW FIRM”, e krijuar më 19 tetor 2020, një muaj pas përjashtimit të Gjin Gjonit nga drejtësia, ushtron aktivitet pa deklaruar bilance tatimore prej pesë vitesh.

Të gjitha këto kompani rezultojnë instrumente për fshehje të qarkullimit, manipulim bilancesh dhe justifikim të pasurive që nuk përputhen me të ardhurat e ligjshme./Pamfleti

gjin gjoni sali berisha opozita

2 Komente

  1. T
    Tironci

    Po mire ky Gjin Gjoni qe eshte i korruptuar dhe maskara, hajdut cifut e ku ta di une. Po si i behet me monstren non grata qe eshte hajdud dhe me i madh? Pervec te tjerave qe eshte dhe vrases e kriminel! Aty keni gjet te qaheni ju per Xhin Xhonin tek vampiri i Vicidolit? Dmth sipas jush po te heqi qafe Xhinin vampiri non grata do te fitoje zgjedhjet dhe PD e leshit do te fitoje pushtet dhe non grata do te behet kryminister perseri?

    1. V
      Vala

      C'nuk ben vaki ne kete shtet te kapur nga mafiozet or mik!

    Lini një Përgjigje