TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 1 Dhjetor 2025, 12:29

Pasuria e ‘beut fason’ Skënder Pashaj, deputeti i PS që zotëron miliona euro; pronat dhe llogaritë e majme bankare

Shkruar nga Pamfleti
Pasuria e ‘beut fason’ Skënder Pashaj, deputeti i PS që
Skënder Pashaj

‘Beu i fasonëve’ vetëm në një llogari bankare rezulton se ka 1.8 milionë euro, ndërsa ka dhënë shuma të mëdha hua, duke ngritur dyshime për shmangie të taksave që burojnë nga dividenti i munguar.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit Kuvendit të Shqipërisë i janë bashkuar disa milionerë të rinj, të pasuruar në mënyrë të dyshimtë, disa duke shfrytëzuar krahun e punës së vajzave dhe grave të varfëra, të tjerë përmes tenderëve dhe karteleve të ilaçeve, disa duke përdorur çekiçin e drejtësisë, disa përmes koncensioneve publike, zhvatjes së pasurisë dhe parave publike, kontrabandës, evazionit fiskal, skemave mashtruese, pastrimit të parave dhe trafiqeve.

Pasuria e ‘beut fason’ Skënder Pashaj, deputeti i PS që

Skënder Pashaj, i njohur si ‘beu i fasonëve’, u zgjodh në zgjedhjet e 11 majit 2025 deputet në listën e mbyllur në Durrës të Partisë Socialiste. Sapo Edi Rama e futi në listën e sigurt, Pashaj, para zgjedhjeve, nisi t’a prezantonte veten si politikan dhe deputet i PS-së. Pashaj u ekspozua në media në vitin 2020, gjatë pandemisë, ku pati një përplasje me deputetin Erion Braçe, për shkeljen e të drejtave të punëtorëve nga Pashaj në bizneset e tij fason (Fital).

Pasuria e ‘beut fason’ Skënder Pashaj, deputeti i PS që

Skënder Pashaj deklaron një pasuri me vlerë miliona euro, e cila buron kryesisht nga biznesi i tij fason, ku punojnë rreth 1.8 mijë punonjës, kryesisht gra dhe vajza, me paga të ulëta, në kushte të vështira dhe të rrezikshme për shëndetin, me orare të zgjatura dhe me shkelje sistematike të të drejtave të punëmarrësit.

Pasuria e ‘beut fason’ Skënder Pashaj, deputeti i PS që

Pashaj deklaron 23 pasuri të paluajtshme si apartamente, magazina, fabrika, toka arë, ullishta, vila dhe aksione në kompani me vlerë miliona euro. ‘Beu i fasonëve’ vetëm në një llogari bankare rezulton se ka 1.8 milionë euro, ndërsa ka dhënë shuma të mëdha hua, duke ngritur dyshime për shmangie të taksave që burojnë nga dividenti i munguar./ Prapaskena

Pasuria e Skënder Pashajt

Pasuria e ‘beut fason’ Skënder Pashaj, deputeti i PS që

Pasuria e ‘beut fason’ Skënder Pashaj, deputeti i PS që

Pasuria e ‘beut fason’ Skënder Pashaj, deputeti i PS që

Pasuria e ‘beut fason’ Skënder Pashaj, deputeti i PS që

3 Komente

  1. T
    Tng

    Kujdes Erion edhe Ben Blushin se keta te dy duan taksat shume te larta per Biznesin.

    1. F
      Franc Sulejmani

      I ka me ndjersen e vete. Ka punuar ka 25 vite ne treg.

      1. A
        Amarildo

        ai ka 25 vite ne biznes ka punu si qen mos folni jerm

        Lini një Përgjigje