TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 4 Dhjetor 2025, 11:32

Si i mashtruan minatorët e Spaçit Gjin Gjoni dhe Kol Nikollaj: Skema për t’u marrë para me “G&G Law Firm”

Shkruar nga Pamfleti

Si i mashtruan minatorët e Spaçit Gjin Gjoni dhe Kol Nikollaj: Skema

Pasi protesta dështoi, dyshja Gjoni–Nikollaj u rikthyen te minatorët për t’u shitur shërbime avokatie, ndërkohë që sindikata e rreme e Kolës nuk njihet as nga ministria dhe as nga kompania...

Ditën që minatorët e Spaçit ndërprenë protestën dhe kërkuan dialog me kompaninë “Tete Albania”, deputeti i PD, Gjin Gjoni, u shfaq me megafon për të bërë premtime boshe dhe për t’i çuar drejt rrugës gjyqësore. Dy ditë më pas, përmes Kolët Nikollaj, nisi mbledhja e parave për “shërbime avokatie” te firma e tij “G&G Law Firm”, megjithëse procesi gjyqësor është i pamundur pa kontratë sindikale dhe pa dokumentet që Nikollaj nuk i zotëron. Zyrat e Gjonit, të krijuara pas shmangies së vettingut, shfaqin qartë qëllimin: përfitim financiar mbi hallet e punëtorëve. Në sfond qëndron një skemë e vjetër, ku dy figura të diskredituara riciklojnë mashtrimet mbi punëtorët për të nxjerrë përfitime të reja.

Ditën që 70 punonjës të Spaçit ndërprenë protestën dhe kërkuan dialog me drejtuesit e kompanisë turke “Tete Albania”, deputeti i PD, Gjin Gjoni, u shfaq jashtë gardhit të zyrave me megafon në dorë, i shoqëruar nga xhambazi Kolë Nikollaj i konfederatës gërmadhë sindikale.

Pasi hodhi disa parulla kundër kompanisë dhe bëri premtime të shumta në emër të tij dhe të PD, Gjin Gjoni u propozoi minatorëve të Spaçit të nisin rrugën ligjore, duke u thënë se do t’i mbështesë me asistencë juridike dhe shërbim avokatie, për një fitore të sigurt.

Dy ditë pas ndërprerjes së protestës, Gjin Gjoni, nëpërmjet Kolës, filloi lëvizjet për të zhvatur para nga minatorët si pagesë për shërbim avokatie, duke i nxitur të bëjnë kërkesë-padi në gjykatë, me mashtrimin se do të fitojnë ato që kërkojnë.

Nuk është rastësi që Kola i konfederatës gërmadhë dhe qëndrës së orgjive u ka ofruar përfaqësim ligjor për avokati zyrën juridike “G&G LAW FIRM” të deputetit Gjin Gjoni, për të cilën ai është pajisur me licencë avokatie.

Por Kola i konfederatës dhe Gjin Gjoni nuk po u thonë minatorëve të vërtetën. Sipas ligjit, si provë juridike në proceset gjyqësore të punëmarrësve kundër punëdhënësve duhet paraqitur vendimi gjyqësor i krijimit të sindikatës, kontrata e punës së nivelit të parë me ministrinë e linjës dhe kontrata e punës së nivelit të dytë mes sindikatës dhe kompanisë “Tete Albania”. Kolë Nikollaj nuk i ka këto.

Ministria nuk e njeh si partnere sociale, për rrjedhojë nuk e njeh as kompania në minierën e Spaçit. Prandaj drejtuesit turq e përzunë dhe nuk e pranuan për bisedime. Përveç kësaj, Kolë Nikollaj paraprakisht ofroi pazar financiar për të mos nxitur protestën e minatorëve.

Ndërsa Gjin Gjoni, nëpërmjet xhambazit Kolë Nikollaj, po u thotë minatorëve: “Hapni gjyq me zyrën time juridike G&G LAW FIRM që të fitoni kërkesat tuaja”, duke e bërë të qartë se synon t’u marrë para si avokat dhe nuk do t’ia dijë kur të humbasin gjyqin.

Këtë zyrë juridike, me adresë te Kullat Binjake në Tiranë, plepisti Gjin Gjoni e hapi më 19 tetor 2020, dy javë pas largimit nga drejtësia, duke iu shmangur vettingut për shkak të pasurive të paligjshme me vlera miliona euro, të siguruara me shitje vendimesh gjyqësore dhe lidhje me kriminelë.

Si i mashtruan minatorët e Spaçit Gjin Gjoni dhe Kol Nikollaj: Skema

Më 12 shtator 2025, pasi u bë deputet, Gjin Gjoni shiti formalisht 49 për qind të aksioneve për 49 mijë lekë te Franci Nuri, drejtues i Departamentit të Drejtësisë në PD. Por të njëjtën ditë, në kuadër të shmangies së konfliktit të interesit, ai caktoi Altina Rogozhinën si person të besuar për 51 për qind të aksioneve të tij. E njëjta zonjë mban edhe aksionet e kompanisë së dyqaneve “Duty Free Shops Rinas”.

Saktësojmë se ortak me 50 për qind në këtë kompani ka qenë shtetasi gjerman Werner Mehlber, ndërsa 50 për qind kishte bashkëshortja e tij Elona Mehlber (Çaushi). Pas divorcit dhe lidhjes me Gjin Gjonin, aksionet e gjermanit përfunduan te deputeti i PD, i famshmi Gjin Gjoni./Pamfleti

 

gjin gjoni kol nikollaj g&g law firm

2 Komente

  1. A
    ASHIK

    Pronarët e TETE janë në një luftë mes njëri-tjetrit dhe kompania po vdes!

    1. A
      Altini

      Sa leke ke marr o gjergj qe mbeshtet kompanin turke?

      Lini një Përgjigje