
Nga shitjet e deritanishme, qeveria shqiptare duhet të marrë 22.7 milionë Euro, sepse sipas kontratës, përfiton 33% të vlerës së shitjeve pa financuar asnjë cent për ndërtimin e 15 mijë apartamenteve, hoteleve e qendrave tregtare, mbasi i ka dhënë falas 820 mijë m2 tokë grupit “Alabbar” dhe i ka hequr 240 milionë Euro taksa e tatim-fitime...
Një nga aferat korruptive që ka bërë kryeministri Edi Rama, me përmbajtje ekonomike kriminale ndaj pasurive shtetërore, është grabitja e 820 mijë m2 tokë të Portit Detar-Durrës, duke ia dhuruar mafies arabe, përfaqësuar nga Mohamed Alabbar.
Dhurimin e kësaj toke buzë detit, kryeministri e propagandoi si gjoja zhvillim ekomomik kombëtar, me një projekt turistik 2 miliardë Euro, për ta bërë Durrësin si Dubai.
Koha tregoi, se është thjesht një biznes ndërtimi pallatesh e kullash me 15 mijë apartamante, hotele, qendra tregtare e port privat jahtesh, që do shiten, shfrytëzohen e pëfitohen nga mafia arabe dhe mafia qeveritare shqiptare.
Për të maskuar krimin e grabitjes së 820 mijë m2 tokë shteti buzë detit në Durrës, kryeministri Edi Rama sajoji kompaninë fiktive “Albanian Seaports Development”, 67% në pronësi të Mohamed Alabbar dhe 33% në pronësi të qeverisë shqiptare.

Sipas informacionit nga Ministria e Financave, kompania “Albanian Seaports Development”, deri tani nuk ka përfunduar asnjë objekt, por me kontrata rezervë paraprake, Mohamed Alabbar ka shitur në ajër qindra apartamente, zyra, njësi tregtare e garazhde dhe vazhdon.
Deri më 15 dhjetor 2024, Alabbar kishte mbledhur 75 milionë Euro nga shitja e objekteve në ajër, vlerë e cila, sipas raporteve të agjencive anti-mafie, është transferuar ilegalisht jashtë vendit nëpërmjet agjencive jo bankare e zyrave postare financiare.
Sipas ortakërisë në kompaninë “Albanian Seaports Development”, qeveria shqiptare është ortake 33% me grupin mafioz “Alabbar” në biznesin e kompleksve të ndërtimeve në Durrës dhe duhet të këtë pjesën e saj të fitimit.
Por sipas informacionit nga Ministria e Financave, Alabbar nuk i ka dhënë asnjë cent shtetit shqiptar, nga vlera 75 milionë Euro që ka mbledhur deri tani prej shitjes së objekteve në Durrës, kur sipas kontratës së ortakërisë 33%, duhet t’i japë 22.7 milionë Euro neto.
Po sipas kontratës, qeveria shqiptare duhet ta marrë vlerën 33% të shitjeve, pa financuar asnjë cent për ndërtimin e 15 mijë apartamenteve, hoteleve e qendrave tregtare, sepse i ka dhënë falas 820 mijë m2 tokë grupit “Alabbar” dhe i ka hequr 240 milionë Euro taksa e tatim-fitime.
Vjedhja 22.7 milionë Euro, është lejuar, firmosur nga administratori Erlis Hereni, ish-këshilltar në kryeministri, drejtor tenderësh, drejtor i Agjencisë së Shpronësimve dhe këshilltar në Ministrinë e Energji-Infrastrukturës.
Veprimet e tij, janë miratuar e fshehur nga bordi i kompanisë shtetërore “Albanian Seaports Development” të pallateve “Alabbar” në Durrës, me drejtues aktual ish-Drejtorin e Portit të Durrësit, Pirro Vengu, prej 8 muajsh Ministër i Mbrojtjes./Pamfleti
Lini një Përgjigje