
Pushimi i çështjeve të nxehta nga SPAK-u, justifikon mosveprimin e diplomatëve që për këtë punë paguhen...
Dosjet në duar të drejtësisë, që edhe ajo nuk po ngopet me pasuri, dhe lodrat në duar të fëmijëve të llastuar me fantazi, kurrë nuk janë të sigurta.
Nazet që bën SPAK-u, herë me Edi Ramën e herë me Amerikën, duke fshehur gjithë dosjet e krimit, nuk keni pse t’i gjykoni si veprime jo normale.
T’i merr drejtësia dosjet e Olta Xhaçkës e Frida Krifcës dhe u kreh leshrat, ato të Ftmir Mediut e Fatmir Xhafajt e i bën copa-copa, të Olsi e Edi Ramës Ramës i shkarravitë, të Shkëlzen Berishës dhe inceneratorëve i hedh në kosh të plehrave për të prodhuar energji antiamerikane në vend të dy tigrave që i ka zënë gjumi në detin Jon, e prapë ata paguhen nga taksat tona, e prapë ata janë më të ndershmit e punëve të pista.
Punë- këqinjtë, me ca punga si vila e qese të fryra nëpër faqet e fasadave të shëmtuara, fryhen e shfryhen sipas masës së llastimit.
Të përkëdhelurit e Saliut dhe Ilirit, s’ka dreq t’i zbërthejë as politikisht as ekonomikisht, ndërsa ata të Edi Ramës dhe Yuri Kim, po.
Ata kanë bërë 2 ndeshje spektakolare, njërën në fushën “Aleks Soros”, tjetrën në stadiumin “McGonigal”.
Por kohët ndryshuan e askush nuk e mban mend, fitoi Yuri Kim, Edi Rama, apo të dy dhe gjithë saga e tyre.
Ngacmuesi i lëvizjeve legjislative doli nga deti e shpërtheu tërmet.
Demonët topolakë po dridhen nga Donald Trump, popujt po argëtohen si fëmijë.
Fëmijët pra, e bënë xhan Gogolin. Luajnë me të, si me TikTok-un.
A nuk po lodrojnë edhe prokurorë e gjykatës, politikanë e gazetarë, zyrtarë e opozitarë me vila luksoze, pistoleta, para e aplikacione të koduara në platformat EncroChat, SkyECC e Matrix, edhe matanë oborrit, ku çdo minutë kalojnë makinat e diplomatëve që qeshin?!
Mirë bëjnë.
SPAK-u është fëmija i tyre, e normalisht secili fëmijën e vet e mbështjell me rrobat e bardha të pafajësisë, edhe pse Gaz Bardhi, një fëmijë “mistrec”, qan me të madhe se Olsi Rama i mori makinën, Flamur Noka vilën, Sali Berisha vulën, Ilir Meta tankun, Fatmir Xhafaj aparatin fotografik dhe Altin Dumani i shkul veshin të pushojë.
Pushimi i çështjeve të nxehta nga SPAK-u, justifikon mosveprimin e diplomatëve që për këtë punë janë, të mos u lexohen nga budallenjtë sjelljet me fëmijët e vet që nuk kuptojnë vlerën edukative.
Edhe pak ditë, sa të mbërrijë në Rinas një ambasador pa ambalazh kinez, drejtësia as piqet as digjet.
Pra, SPAK-asit, si fëmijë të llastuar të Edi Ramës dhe Yuri Kim, duhet t’i duroni edhe pak./Pamfleti
Lini një Përgjigje