Saliut dhe Edit ua dimë hallin, kanë humbur nga një Ilir...
Dy Ilirët, Meta dhe Beqja, kanë humbur lirinë, vetëm se kanë vjedhur pa doreza, pa maskë, haptas dhe kanë shitur mend nëpër fshat si dy kusarë që nuk guxon t’u futet askush në strofkën ku jetonin edhe Berisha e Rama.
Saliut dhe Edit ua dimë hallin, kanë humbur nga një Ilir.
Iliri i parë, Meta, sot është shqiptari më i urryer e nuk krahasohet me Ilirin e dytë Beqja, që shumë-shumë, perceptohet në publikun e fshatit, një hajdut i kalibrit të Genc Rrulit, Fatmir Mediut apo ndonjë tjetri, ndaj edhe shpëtimi nga burgu, duhet marrë përsipër nga opozita, për t’i dhënë Amerikës goditjen e rëndë me tankun rus që marshon edhe në ujin ku notojnë peshqit e Donald Lu-së.
Ilir Meta në listën e sigurtë të deputetëve të Partisë Demokratike, siç është betuar para Edi Ramës Sali Berisha, para se të jetë tallje me shqiptarët, duhet vlerësuar si pushtet i përjetshëm i Edi Ramës dhe shans për të parë deputet hajdutin Ilir Beqaj, në një të ardhme pa të ardhme.
Të egërsuarit me agresionin që po sulmon agregatin e SPAK-ut që ka petëzuar ca peshq që nuk i kapëm ne por ambasadorja Yuri Kim, sot po konsumojnë tërë energjitë e rehabilitimin revanshist të ushtarëve që u plagosën në luftën me drejtësinë dhe Amerikën.
Ilirit të Parë, që në kurthin amerikan ra pas Ilirit të Dytë, i shihen pasuritë kudo, nga Shkodra e deri në Konispol, si dhe në ca shtete perendimore; Ilirit të Dytë, në këtë rast, duhet t’i themi viktimë, pasi aksidentalisht i avulluan vetëm ca qindra milionë euro andej nga reparti i sterilizimit, ku gjilpërave u mungonte lagështira e ajrit të nxehtë.
Për Hajdutin e madh me trup të vogël dhe hajdutin e mesëm me shtat gjigant, më shumë se akuzat ka rëndesë fakti se, nuk i kapëm ne në hajdutëri, por i zuri Ambasadorja Yuri Kim e zor të ndodhë që demokratët të votojnë njërin e socialistët tjetrin.
Si Iliri i Parë, ashtu dhe i dyti, për SPAK-un dhe politikën, ngjan se i kanë ende dyert pa dry, sa kohë ende rropatet politika të bëjë një herë të parin deputet, e pas tij edhe të dytin.
Edhe po të ndodhte kjo që nuk mund të ndodhë, nuk do ishte as hera e parë, as e dytë.
Në 34 vjet, 4 Klanet Mafioze, kanë lëpirë njëri-tjetrin me afsh, si lopët pasi i ethë demi./Pamfleti
Lini një Përgjigje