TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë23 Janar 2025, 09:58

Donald Trump u shkatërron sorosianëve rrjetin e lajmeve

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Donald Trump u shkatërron sorosianëve rrjetin e lajmeve
Edi Rama dhe Alex Soros

Jetesa luksoze e mafiozëve, u bë meme në fazën e rrezikshme ku sorosianëve të fshatit tonë, nuk u punon as rrjeti i lajmeve.

Rrjeti i lajmeve ka rënë.

Paniku nis këtu në rrugën e Elbasanit, e bitis në xhungël të Ferrit global.
Një komandë parele, gjeneron frikën e një hakmarrjeje kozmike, pasi Presidenti Donald Trump dha mesazh të fortë për një familje të shëndoshë me betimin mbi Biblën e Shtëpisë së Bardhë dhe atë të që i kishte dhuruar nëna në vitin 1955, kur ai ishte fëmijë 8 vjeç.
Stacionet e zhurshme të patronazhistëve të Edi Ramës, janë shëndërruar në kulinari amatore toturiale, pak para torturave që epoka e re i ka gati për tërë mëkatarët.

Ata që po kontrollojnë biletat speciale për në Ferr, ende nuk po gjejnë këta sorosianët e fshatit tonë që kanë qelbur Globin me po*dhë e para.
Parazitët parelinj që dëmtuan ekosistemin ekonomik, lajmi i madh për revolucion, i ka futur në rrugën një-drejtimshme, “largohuni, pasi pas ditës së sotme nuk më duheni”.

Dhjetëra diplomatë amerikanë në botë, ikën me vrap nga sytë këmbët, e të tjerë janë në garë, kush vrapon më shpejt të zhduket.

Meteorë të rinj do të shfaqen në atmosferën e hapësirës diplomatike.

Presidenti Trump, ka ngarkuar mbi 20 “zyrtarëve të lartë të byrosë”, për të zëvendësuar postet e divizioneve drejtuese që këtë javë.

As krijesat e lashta të korrupsionit, ku Edi Rama zografiste lista të zeza për gazetarët antimafie, nuk po i mbijetojnë kërcënimit, se prej sot, nuk do të gjejnë këtej as Charles McGonigalë, as Aleks Soros, as gomerë të tjerë që kullofisin dollarët e kundërshtarëve u japin ca parcela bari.

Valët e satelitëve i komandon Elon Musk, samarët e gomerëve i qep ndryshimi.

Shfaqja s’duhet humbur, edhe pse lajmi ende nuk flet në terminal të aeroportit “ Nënë Terza” për emrin e ambasadorit të ri që Presidenti Donald Trump do të sjellë këtu në rrugën e Elbasanit, për të hapur rrugën e trenit të demokracisë dhe rrugicën për në burg të shkërdhatokracisë.

Jetesa luksoze e mafiozëve, u bë meme në fazën e rrezikshme ku sorosianëve të fshatit tonë, nuk u punon as rrjeti i lajmeve.

Ka plasur gallata në rrjetet sociale, ç’kanë këta që nuk ndihen ditën që gjithë Bota feston një Amerikë të madhërishme.

edi rama soros trump

Lini një Përgjigje