TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë20 Janar 2025, 11:09

Donald Trump dhe Ferri që e pret Edi Ramën

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Donald Trump dhe Ferri që e pret Edi Ramën
Donald Trump dhe Edi Rama /

Donald Trump trondit narrativën e hajdutëve të Tiranës...

Edhe sot që Presidentin Donal Trump, shoqëritë sociale e shohin si impiant të interesave të veta, tiranët e fshatit tonë, të tronditur nëpër narrativat e narkozës që i ka sëmurë, kanë krijuar novela komplekse, të palexueshme.

Mediat e Bablokut që Ferri i Donald Trump i mori dy vëllezër, Charles McGonigal dhe Aleks Soros, po tjerrin kontradiktat e realitetit si marrëdhënie të mundshme me administratën e re, pasi sipas oreksit të hajdutëve tanë, diplomacia tradicionale është muri që nuk e kalon dot Trumpizmi, edhe pse, qysh në ditën e parë, ka varur në kalendarin e pritshmërive ditët e festave për fonogramet që do të shpërndahen edhe si lajm, edhe si film.

Kjo “katastrofa që do të trondiste marrëdhëniet Shqipëri-Amerikë”, siç ka deklaruar botërisht kryeministri shqiptar, për ironi të fatit, sot nuk shihet si kufiri pas të cilit jetojnë armiqtë e njerëzimit.

Pak para betimit, Presidenti Trump u betua se “Në ditët në vijim ne do të bëjmë publike të dhënat e mbetura në lidhje me vrasjet e Presidentit John F. Kennedy, vëllait të tij Robert Kennedy, si dhe Dr. Martin Luther King Jr. dhe tema të tjera të publikut të madh”, e normalisht, edhe dosjen e Utergejtit Nr-2, ku Edi Rama tronditi themelet e shtetit amerikan, duke korruptuar shefin e FBI-së Charles McGonigal dhe fijeve sekrete të Uashingtonit me botën e krimit.

Kudo ka rënë zija. Edhe në rrugën e Elbasanit ka heshtje, ndërkohë Amerika dhe Bota demokratike ka festë.

Pra, ata patronazhistët andej, njëlloj si Edi Rama, shikojnë ëndrra se do i shpëtojnë këtij Ferri.

Ekspozita lëvizëse e botës së biznesit me rus, kinez, turq e arab të Dubait dhe diplomacisë së kapur në çark të çardakut të kthinave të kalendrave të kalendarit korruptiv, po reklamohet nga elitat empirike vetëm për të zbehur politikat e ashpra kundër vendit të vogël që ka prodhuar skandalet më të mëdha të Globit.

Aleks Soros, e kishte Shqipërinë si Forcë Arkimedi.

Nga poshtë lart shtynin 4 Klanet Mafioze, blinin agjentë të FBI-së, sekretarë shtetesh, ambasadorë e mentorë majtistë, nga lart poshtë shtypnin Tony Blair, Aleksandër Vuçiç, Ndrangheta, Sinaloa, Recep Tayyip Erdogan e gjithë ata që flinin nën jorgan me atë ministren e mbrojtjes që edhe fikte radarët e NATO-s për tregti droge në detet Adriatik e Jon, edhe shërbente si kryetare e Grupit Parlamentar Socialist në Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Politikat e ashpra me Vladimir Putinin, Hamasin palastinez, Xi Jinping-un apo Kim Jong-un, nga fshatarët tanë që u shtrydhën për të bylmyer gjellët e të pasurve të globit, figurativisht shihen si simbolikë e ndryshimit që pastron moçalishten e moçme të Ballkanit.

Se po, edhe durimtarët kanë narrativat e veta të brishta.

Në bisht të analizës për sot, mund të arnojmë 2 shtojca, Donald Trump trondit narrativën e hajdutëve të Tiranës dhe, Donald Trump dhe Ferri që pret Edi Ramën.

Këtë herë Ferri është i madh e ka vend për të gjithë.

4 Klanet Mafioze dhe diplomacia që i ka ikur zëri sot, edhe pse po polarizojnë audiencat, nuk e shuajnë me retorikë zjarrin legjitim të rendit të ri që nisi të djegë çdo kontratë që klasa e kalbur kishte me të keqen./Pamfleti

donald trump ferri edi rama

Lini një Përgjigje