TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë15 Janar 2025, 12:54

Pakti i Edi Ramës me SPAK dhe Drejtësinë e Re: Në burg të gjithë bashkëpunëtorët e mi!

Shkruar nga Pamfleti

Pakti i Edi Ramës me SPAK dhe Drejtësinë e Re: Në burg

Olsi Rama doli “i pastër dhe i pa përfshirë” në grupin e organizuar kriminal call-center me Amant Josifin dhe grupin mafioz maltez, rus e izraelit “Milton”, sepse policia dhe SPAK nuk e përfshinë në dosjen hetimore, megjthëse drejtësia spanjolle dhe EUROJUST, sollën provat që vërtetojnë se është koka e këtij grupi në Shqipëri...

Nëpërmjet një deklarate publike, Edi Rama bëri vetë-pastrimin e figurës së tij e të vëllait Olsi, në raport me akuzat për korrupsion, lidhje me krimin dhe akuzat e jetës private si përdorues droge, skizofren e dhunues i grave, të cilat duket sikur i përkasin vetëm atij, por përbëjnë rrezik gjatë ushtrimit të detyrës si kryeministër.

Edhe në këtë deklaratë, Edi Rama mohoi përfitimin nga aferat korruptive me milirada Euro fonde e pasuri shtetërore, që i ka firmosur vetë dhe ka urdhëruar të firmosen nga vartësit, megjithëse disa ministra, kryebashkiakë, sekretarë dhe drejtorë të ministrive, janë arrestuar e janë në hetim.

Kryeministri tha se nuk ka vjedhur as 1 qindarkë, megjithëse gjatë 3 mandateve të pushtetit të tij, KLSH ka zbuluar, se çdo vit janë vjedhur minimalisht nga 1 miliardë Euro nëpërmjet PPP-ve, koncesioneve, tenderëve, dhurimit të pasurive të shtetit, të firmosura e urdhëruara prej tij.

Kryeministri mohoi akuzën për vjedhjen e 200 milionë Euro nëpërmjet tenderëve e lejeve të ndërtimit, të depozituara jashtë Shqipërisë, por këtë publikuan agjencitë e BE dhe OSBE.

Babloku mohoi, lidhjet me eksponentë të botës së krimit dhe futjen e tyre në parlament, qeveri e në krye të bashkive, policisë, doganave, tatimeve, kur ata i ka mbrojtur pas publikimit të fakteve dhe i ka mbajtur në poste deri kur janë arrestuar, një prej tyre Çyrbja i Durrësit.

Mohoi përfshirjen në blerjen e votave dhe angazhimin e bandave të krimit në fushatat e proceset zgjedhore, por dosjet penale të Durrësit e Dibrës, vërtetuan se vetë Edi Rama, ministrat, deputetë dhe drejtorë qendrorë e drejtues policie, ishin bashkuar me bandat në blerjen e votave për PS.

Edi Rama guxon e thotë se është i pastër, ngaqë gjatë 11 viteve pushtet, nuk është prekur nga drejtësia, madje nuk është hetuar për asnjë aferë korrupsioni, për asnjë vendim PPP-je, investitori strategjik e kontrata “1 Euro”, me të cilat janë vjedhur miliarda në Shqipëri.

Vendimi i SPAK, se Olsi Rama nuk është i përfshirë në grupin kriminal të laboratorit të drogës në Xibrakë, vërtetoi se dhe ky, nxirret “i pastër” në çdo krim e pazar që ka bërë, duke shfrytëzuar pushtetin dhe lejen e vëllait kryeministër.

P.sh., Olsi Rama doli “i pastër” për PPP me vlerë 100 milionë Euro, për mbledhjen e taksës së TVSH; që i vëllai kryeministër e firmosi për ta marrë në ortakëri; por dhe për aferën me bastet on-line, nëpërmjet PPP “Moligix” me afat 30 vite në ortakëri ilegale.

Olsi Rama doli “i pastër” në aktivitetin  kriminal call-center me Amant Josifin dhe grupin mafioz maltez, rus e izraelit “Milton”, sepse policia dhe SPAK nuk e futën në hetim, megjithëse drejtësia e Spanjës e EUROJUST, sollën provat që vërtetojnë se është koka e grupit në Shqipëri.

Olsi Rama doli “i pastër”, për aferën me kompaninë kineze “Zheijang Haiteng Investment”, për të ndërtuar park energjetik me sipërfaqe 500 ha në Spitallë, megjithëse u vërtetua se për këtë aferë, Olsi bëri takimet e pazaret në Kinë, ndërsa Edi Rama e shpalli fituese firmën kineze.  

Olsi Rama doli i pastër dhe për aferën 37 mijë m2 tokë shteti te ish-kompleksi sportiv “Skënderbej”, që kryeministri Edi Rama ia dhuroi Gaz Demit për të ndërtuar stadium e pallate, kaluar në emër të klubit “Partizani”, ku Olsi është drejtor.

Dy vëllezërit, njeri kryeministër e tjetri sekser pazaresh dhe përfitues ilegal nga pasuritë e fondet shtetërore, nuk po preken nga drejtësia./Pamfleti  

 

pakti i edi ramës spak drejtësia e re

Lini një Përgjigje