TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 8 Janar 2025, 10:31

Kush e zbuti Ilir Metën, “Dum” Dumani apo Amerika?!

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

Kush e zbuti Ilir Metën, “Dum” Dumani apo Amerika?!
Ilir Meta duke shkuar në SPAK /

Në më pak se 3 muaj burg, Herkuli i fshatit tonë u zbut...

E kishm parë Ilir Metën, që edhe në dasmat e zhurmshme të mafiozëve, ku askush nuk ia vinte veshin, këndonte me zë baritoni, do ta zhduk Dum Dumanin, ushtarin brekë-grisur të Yuri Kim që Edi Rama e bëri sheik me 4 apartamente.

Ilir Meta shkoi si Çeçua në SPAK dhe nuk bëri as gëk e as mëk.

Nuk shpërtheu me akuza kundër Dum Dumanit e prokurorëve të SPAK-ut, as kundër Edi Ramës dhe Amerikës, thua se ky është nga ata burgaxhinjtë e edukuar të tipit Ervin Salianji që mban ditarë e shkruan nëpër mure e dritare të burgut kujtimet apo shpërthimet.

Vetëpërjashtimi nga shkeljet flagrante të parimeve njerëzore, ende nuk është në fjalorin e fshatit tonë, pasi ish- Presidenti dhe ish- kryeministri, ka aq shumë pasuri e krime të dukshme në fshat, qytet, kontinent dhe gjithë Botën barishtore, ku në çdo shkurre fshihet një krim.

Edhe të jetë bërë kaq apatik, më i papërgatitur se Pandeli Majko, ky Ilir Trimi, edhe të ketë punuar dikush për t’i blerë heshtjen e ftohtë, të ngjan se po çërmon si derri në baltë nëpër mitologjinë e panegocuieshme të logos së njërit prej 4 lugetërve.

I veshur me fustan larushan, përbindëshi i floririt të Thesarit të Shtetit, guroreve, resorteve, vilave dhe vilajeteve plot jetë, pas një loje të panjohur, reciproke thuaj, mes prokurorëve të SPAK-ut dhe njërit ndër kapot e 4 Klaneve Mafioze, Ilir Meta është bërë ekuacion i pazgjidhshëm në algjebrën arabe të fshatit tonë, “Kush e zbuti Ilir Metën, “Dum” Dumani apo Amerika?!/Pamfleti

ilir meta kush e zbuti dum dumani amerika

Lini një Përgjigje