
Ja zhvillimet që priten gjatë këtij viti në fushën e drejtësisë...
Viti 2025 pritet të jetë një vit mjaft i ngjeshur për drejtësinë shqiptare. SPAK korri jo pak sukses gjatë vitit që lamë pas, por sinjalet janë se do të kemi të tjera zhvillime të bujshme.
Me shumë interes pritet nisja e gjyqit për Sali Berishën. Ish-kryeministri akuzohet për korrupsion me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, duke favorizuar dhëndrin e tij. Por Berisha përveç dosjes “Partizani” ka dhe hesape të tjera të palara me drejtësinë.
Frika më e madh e tij është Gërdeci. SPAK po heton trafikun e fishekëve dhe në shumë dëshmi del emri i Shkëlzenit. Pikërisht Berisha hallin e tij ka, pasi vetë e di se nuk ka moshë për burg.
Mos harrojmë pastaj dhe disa padi të tjera që janë bërë ndaj tij si për shembull nga familja Haklaj. Po ashtu mund të ketë zhvillime edhe mbi privatizimin e OSSH nga CEZ.
Gjyq tjetër është ai për Fatmir Mediun. Në muajt e parë të viti 2025 me gjasë procesi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes për “Gërdecin” do të mbyllet dhe do të shohim nëse do të kemi drejtësi për 26 të vrarët.
Padyshim frikë duhet të ketë edhe Edi Rama. Janë dy dosje që e terrorizojnë kryeministrin. E para është dosja “McGonigal”. Amerikanët nuk ja falin atë aferë dhe Rama prandaj e donte fitoren e Trump. Dosja e dytë është ajo e Xibrakës. Aty del Olsi dhe Rama prandaj po ushtron presion ndaj SPAK.
Kemi dy ish-ministre të Ramës që rrezikojnë burgun dhe priten zhvillime nga SPAK. E para është Olta Xhaçka. Ish-ministrja e Mbrojtjes është nën hetim për aferat me pronat e ushtrisë, sidomos për privatizimin e portit në Sarandës. Hetimet vijojnë prej shumë muajsh dhe Rama prandaj nuk ja heq mandatin sepse ka frikën e një mase sigurie. Sinjalet janë se SPAK e ka kopsitur dosjen dhe nuk është çudi që Olta të shkojë për gjykim.
Emri tjetër është Frida Krifca. Kur ishte në krye të AZHBR, Krifca përlau fondet e IPARD dhe BE nuk e fal. Për shkak të vjedhjes së fondeve, Beqaj sot është në burg. SPAK ka avancuar me hetimet dhe priten zhvillime.
Të rrezikuar janë shumë gjyqtarë dhe prokurorë. SPAK pritet të kryejë një aksion të ngjashëm me atë të Elbasanit, ku u godit banda e Suel Çelës. Janë ne qindra gjyqtarë dhe prokurorë që dalin te përgjimet e “Sky ECC” dhe priten zhvillime.
Nuk përjashtohen telashe të tjera për Ilir Metën. SPAK ka hapur dosjet e pasurisë dhe mund të shohim perla nga pronat që ka fshehur ish-presidenti. Ndërkohë me shumë mundësi këtë vit SPAK do e dërgojë për gjykim ish-presidentin.
Për Ilir Beqajn mund të kemi shtim të akuzave. SPAK po heton edhe koncesionet e tjera në shëndetësi përveç sterilizimit. Po ashtu këtë vit do të kemi dhe nisjen e gjyqit për ish-ministrin.
SPAK po ashtu po heton edhe pasurinë e shumë deputetëve dhe mund të kemi disa emra në sallën e gjyqit.
Për të mos shkuar pastaj te krerë bashkish, drejtorë, inspektorë, Sekretarë, zv/ministra etj.
Pra viti 2025 pritet të sjellë shumë zhvillime. /Pamfleti
Lini një Përgjigje