
Kurthet dhe trillimet kanë dalë jashtë sistemit...
Pas fitores së Presidentit Donald Trump, 3 strategët antiamerikanë, janë të dënuar ta zhvillojnë lojën politike në një fushë të vogël fshati, diku në rrugën e Elbasanit.
Ekipin e kanë në formë të mirë sportive, të “blerë” me paratë e taksave tona, që në kohërat e arta të Aleks Soros dhe Charles McGonigal, por kanë një problem të vockël.
Trajneri është larguar me ngritje, pranë skuadrës kampione të Botës, ku humbjet e zbritën në kategorinë e dytë.
Skuadra kampione e korrupsionit në Botë kërkon të “blejë” trajner.
Edhe me gjykimet është e pa kënaqur. Nuk bën punë dollari pas shpikjes së ca elementeve të reja në lojën e politikës globale.
Kurthet dhe trillimet kanë dalë jashtë sistemit.
Gracka për të Ngarkuarën me Punë Nancy VanHorn, u vendos në malin prej dollarësh të pyllit orbital të Tiranës, ku asnjë “dhelpër” nuk pritej të mos kapet në kurthën e 3 strategëve të mafies ballkanike, por ja që jemi në kohë tjetër.
Edhe bari i Sali Berishës dhe Ilir Metës u bë pyll i dendur, sa edhe specialistët e Shtëpisë së Bardhë nuk po ja gjejnë fillin e daljes, pa pësuar ndonjë humbje.
Diplomacia amerikane, ka afro dy vjet që po i mjekon diskun e gishtit tregues sharrëtarit David J. Kostelancik, pasi mokra e një mulliri në Moskë, ku ai paska thyer dhëmbëzat e çikrikut, njihet jo vetëm nga fshatarët tanë, por edhe nga FBI dhe DEA, si pronë e Edi Ramës.
Sa kohë jemi pa ambasador amerikan, sa kohë e Ngarkuara me Punë nuk po i shijon dollarët që këta i ofrojnë çdo perëndimori, a e shikoni edhe ju se si po punojnë këta që nuk kanë bërë kurrë një punë tjetër përveç hajdutërisë?!
Patronazhistët në ambasadë, janë në filtra hetimi që ditën e zezë kur kryeministri humbi dy miqtë më të afërt, Sorosin dhe McGonigalin, sa edhe takimet formalisht “miqësore”, kanë ca diçitura armiqësore.
Këtë këngë e kanë mësuar përmendësh të gjithë.
Amerika, edhe pse Rama, Berisha dhe Meta e kanë vështirë ta pranojnë, nuk njeh miqësira përveçse interesa në interes të interesit publik.
As qeveria, as opozita, as media nuk pranon t’i japë hapesirën e debatit, “vrapit” që ka marrë e Ngarkuara me Punë e SHBA nëpër çdo dikaster, ku pse të mos e themi, hajdutë ende drejtojnë.
Po po, edhe në SPAK ka shumë hajdutë që u kërkohet të arrestojnë hajdutë.
Joshja, vazhdon të ngelet shpesa e fundit e fundërrinave, që edhe këtë vit kanë prodhime të mbara në drogë dhe dogma.
Procesi i gatshëm i korrupsionit, në tërë hapësirat politike dhe diplomatike, për të heshtur kur duhet folur e për të bërtitur kur duhet heshtur, tanimë i ka ditët e numëruara.
Nuk janë të vërteta përrallat se në përditshmërinë e skandaleve të mëdha, bizneset e familjes Berisha po lulëzojnë nën pushtetin e Edi Ramës dhe akuzat ndaj familjes kryeministrore nuk po lagen poshtë çadrës së Sali Berishës.
As se Ilir Meta do ta nxjerrë kokën jashtë burgut para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, nuk duhet besuar.
Gracka e 3 strategëve të Mafies së Ballkanit në rrugën e Elbasanit, këtë herë nuk po zë asnjë “kafshë” të madhe me mish të ngrënshëm./Pamfleti
Lini një Përgjigje