TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë24 Dhjetor 2024, 10:59

Nga Tik-Tok’u kinez tek Noc Rrok-u amerikan!

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 Nga Tik-Tok’u kinez tek Noc Rrok-u amerikan!

Sjellja e ashpër ndaj fjalës së lirë, sa kohë çdo gjë e ndaluar vlerësohet më e shijuar, ka të ngjarë të spostojë vulgaritetin nga Tik-Tok’u kinez tek Noc Rrok-u amerikan…

Platforma Tik-Tok u soll vërtetë si “mistrece” në fshatin tonë. I futi hundët ku nuk duhej. Investigoi dhe ekspozoi gjithë pasuritë e sheikëve dhe kërcënoi jo vetëm stabilitetin e Kalifit të Parë, Abu Bakr-it të Surrelit, bir i perëndisë Soros, por tërë Hilafetin e regjimit 34 vjeçar të Albanistanit.

Edhe pse shtet anëtar i Konferencës Islamike, Kalifi ynë, njëlloj si organizata terroriste ISIS, ka devijuar jo vetëm doktrinën e Profet Mahamedit, por edhe shërbimet që ofrohen prej internetit.

U bë ekstremist i inteligjencës informative.

Shpiku armik të rremë TikTok-un kinez dhe bëri mik po të rremë Noc Rrok-un amerikan.

Stilistika kreative, si draft i shkurtër, një vjeçar, duke larguar Tik Tokun për një vit, korrespondon me misionin e Noc Rrokut amerikan, të cilit i mbaron mandati fiks pas një viti.

Kështu është shkruar në dokumentat e shtetit, por pas 20 janarit, ku Presidenti Donald Trump pritet të sjellë në Tiranë një ambasador të besuar të tij, ka të ngjarë që edhe Noc Rrok-u, njëlloj si Tik-Tok’u, të shpallet simbol i dekadencës morale për fshatarët e shfrenuar në karikatura metaforike rreth gjendjes apatike të ngacmimeve ironike.

Sjellja e ashpër ndaj fjalës së lirë, sa kohë çdo gjë e ndaluar vlerësohet më e shijuar, ka të ngjarë të spostojë vulgaritetin nga Tik-Tok’u kinez tek Noc Rrok-u amerikan.

Platforma Noc Rrok-u, si dritare e elitave, nuk do të çojë dëm kohën e lirë të fëmijëve, nuk do e lërë Shqipërinë pa “miq” të “prerjes” Charles McGonigal, Aleks Soros apo Tony Blair.

Shumë shumë, nëse Babloku ka fuqi juridike dhe teknike, nëse del për vete në pranverë, mund të vrasë demokracinë, një term që nuk na dëmton, pasi nuk është nga fshati jonë./Pamfleti

 

tik toku noc rroku kinez amerikan

Lini një Përgjigje