TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë20 Dhjetor 2024, 17:53

Yuri Kim, ‘varka’ e Noas për Non- Gratën dhe Bablokun!

Shkruar nga Sokol Pepushaj

  

Yuri Kim, ‘varka’ e Noas për Non- Gratën dhe Bablokun!
Rama, Kim dhe Berisha /

Deklaratën e fortë të Ambasadës Amerikane se Sali Berisha është kapitull i mbyllur, Non Grata e injoron si zë të çjerrë të një administrate në ikje...

Amerika me rrotacionin politik dhe Shqipëria me rrotacionin satirik, janë rrotë më rrotë.

E para gjithçka e ka seriozisht, e dyta hipokrizisht.

Amerika ka filluar sulmin të shtypë nën rrotat e panikut kastën misterioze, të mbyllë kanalet e komunikimit të llogoreve të luftës dhe llogarive ofshore të sekreteve plot sekrecione; Shqipëria është në tërheqje dhe pret vetëm “varkën” e ambasadores Yuri Kim për të dalë të paktën deri në bregoren e 20 Janarit, ku drejtësia pritet të shpërthejë si një tajfun në gjithë sistemin sorosian.

Aleks Sorosit i është shpuar gomonia.

Nga 5 nëntori, ditë që Presidenti Donald Trump ç’montoi shkallët e korrupsionit global dhe nguli “gozhdët” në një podium të ri, Aleks Soros nuk gjuan dot as në Adratik e Jon, as në Egje e Marmara.

Aleksit po i shterrojnë paratë, Edit nuk po i kalon këtej as ‘varka’ e ambasadores Yuri Kim.

Sa kohë Saliu ishte në Ballkon, Edi lundronte ujërave të korrupsionit dhe tregonte përralla se si e përdor ambasadoren për sekretare partie, sa një herë ja plasi gazit dhe shqepi në të qeshura edhe më budallenjtë e fshatit.

Ja vlente për besë.

Gallatë gratis për fukarenjtë.

-“Ç’pati ky”, -pyeti s’dinte as ajo se kë as ajo vetë, kur Babloku shiste po*dhë si i “shet” vizat amerikane për një votë pro hajdutëve, si i vjedh 75 000 dollarë në ditë me dy anijet fantazëm të energjisë së rinovueshme që rrinë akoma edhe sot si 2 murgj në ujërat e Jonit.

2 nga peshqve më të mëdhenj të Ballkanit, Saliut dhe Edit, u ka ngelur vetëm një ‘varkë’ “shpëtimi”.

Sot që Edi ka zbritur nga varka e Noas, pasi Yuri Kim nuk ka vend për të, është Saliu që po kacavirret pas saj.

Deklaratën e fortë të Ambasadës Amerikane se Sali Berisha është kapitull i mbyllur, Non Grata e injoron si zë të çjerrë të një administrate në ikje.

Është kjo manovra e fundit, kapja pas një gjetheje në përmbytjen e klasës së vjetëruar e korruptuar të mafies politike.

Nuk dua kurrsesi të ulë apo të ngrej volumin e zhurmës, se veshët e fshatarëve janë mërzitur me këta tinguj hundorë, por mund të them se po, pas fillimit të përmbytjes së madhe, barka nuk ulet “mbi malet Ararat”, pasi as Rexhep Taip Erdogan nuk e ka shkrirë akoma borën sorosiane.

Edhe këtej, si gjithandej ku sinoptika paralajmëron stuhi për kriminelët, është normale që Yuri Kim të shpresohet si ‘varka’ e Noas për Non- Gratën dhe Bablokun, pasi janë një substancë, antiamerikan dhe hajdutë.

Drejtësia ka ndezur furrën.

Tava plot para të pista, dokumente dhe ligje false, premtime të përdhunuara dhe pushtet të pa mëshirshëm, sipër ka hi e poshtë thëngjinj që djegin.

Për fundore, për të Ngarkuarën me Punë Nancy VanHorn, nuk shkarkojmë dot nga tastiera asnjë germë dyshyese të familjaritetit me mafian, ç’ka nënkupton se reflektorët do të ndizen mbi sekretet, pasuritë dhe bankat.

Bashkësia e hajdutëve nuk gjen dot varkë të dalë në breg të mashtrimit të ri./Pamfleti

 

varka e noas yuri kim berisha rama non grata babloku

Lini një Përgjigje