TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 3 Janar 2025, 15:51

Hajdutët dhe Amerika

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Hajdutët dhe Amerika
Kryeministria

Nuk kemi ende normë kodifikuese, por s’mund të ndodhë ndryshe, sa kohë patronazhistët “vrasin” çdo lajm, përveç historive me hajdutë dhe Amerikë...

Lajmin se të gjithë ministrat kanë gjashtë fishuar pasuritë e vetëdeklaruara, se kanë fshehur secili nuk dihet sa milion dollarë më shumë se secili, i vret “roja” e kryeministrisë, sapo dalin në rrugë.

SPAK-u nuk bën dot një hap para, madje as një sy gjumë të qetë, pasi të tërë kanë rojet e veta e “qëllojnë” pa paralajmërim këdo çmendet t’u ofrohet fortesave ku ruajnë si sytë ballit gjënë e vjedhur.

Merre emër për emër secilin ministër apo ish-ministër, secilin politikan, zyrtar apo ish në 34 vite, secilin patronazhist dhe të del hajdut me thonj të pa larë e thundra floriri.

Lajmet e vetme që përformojnë pasarelave të patronazhistëve, janë hajdutëria e veshur me autoritet e pushtet, dhe Amerika që pas çdo kthese politike të përzier me shpresë, rri ftohtë, si statujë biblike, ku falen e luten fshatarët e të gjitha besimeve.

Dosjet në SPAK afreske me Herkulë të Surrelit që mbysin edhe gjarpërinjtë, luanë të artit të para piramidave të Sudes dhe Xhaferrit apo tigra të frikshëm e zana mali që me truporet e veta mbrojnë burrat e tyre.

Olta Xhaçka, Monika Kryemadhi, Frida Krifca, Lindita Nikolla, Ogerta Manastirliu e shumë shtojzovalle të tjera, janë jo vetëm objekt debatesh të krijimit artistik me krim intelektual, por edhe të studimit të pa deshifruar.

Nuk kemi ende normë kodifikuese, por s’mund të ndodhë ndryshe, sa kohë patronazhistët “vrasin” çdo lajm, përveç historive me hajdutë dhe Amerikë./Pamfleti

 

hajdutë amerika

Lini një Përgjigje