TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë13 Janar 2025, 15:28

Rama rrëfeu mëkatet por fshehu sekretet e tij

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

Rama rrëfeu mëkatet por fshehu sekretet e tij
Edi Rama /

Pendesa nuk është afrim me Zotin, por pengesë për Zotat këtej në fshatin ku predikimet i bëjnë djajtë...

Edi Rama u rrëfye pak para largimit nga jeta politike. Që në lashtësi kështu ka ndodhur, si me të vdekurit e gjallë si me të gjallët e vdekur.

Babloku merr frymë edhe pse është i vdekur për nga besimi, por të tërë e dinë të vdekur edhe pse Altin Dumani e mban ende të gjallë.

Ajo që meriton vëmendje, është se ky rast, është i pari që dikush në këtë gjendje të përpiqet të fshehë kaq shumë mëkate.

Shkelja e këtij rregulli, justifikon parregullsitë edhe në rrëfimet e një kryeministri.

Kjo ndodhi, pasi nuk ishte para priftit që fal mëkatet, por përpara popullit që i kërkon më së pari kthimin e gjësë së vjedhur.

Rrëfimi ishte i rremë në nder të sakrificave për jetën.

Pendesa nuk është afrim me Zotin, por pengesë për Zotat këtej në fshatin ku predikimet i bëjnë djajtë.

Ishte normale që Babloku i korrupsionit të rrëfehej duke fshehur burgun në Francë, korrupsionin me kreun e FBI-së Charles McGonigal, pazaret diplomatike me Noc Rrokun e deri tek ca vjedhje përmes bashkëpunëtorëve.

Këto mëkate që i dinë të gjithë, nuk kishin pse të diskutoheshin sot.

Rama foli për ca fshehtësi mes Altin Dumanit dhe Olsi Ramës, për babain e ndjerë dhe familjen socialiste, që i duhet shkundur me neveri pluhuri nga supet e ajrit të elektrizuar nga Gazment Bardhi që po nxin edhe urrejtjen publike edhe bardhësinë e mafies qeveritare.

Guri i Sizifit, edhe pse ngjan si barra e plaçkitjes që nuk pushon kurrë, u rrëzua për herë të parë ndryshe sot.

Edi Rama gënjeu në rrëfim./Pamfleti

rama rrëfeu mëkatet fshehu sekretet

Lini një Përgjigje