TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 9 Janar 2025, 13:20

1 lek shqiptar + Noc Rrokun amerikan!

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

1 lek shqiptar + Noc Rrokun amerikan!
Edi Rama /

Përfitimi nga energjia dihet, nga Noc Rroku jo...

Programi ekonomik, ulja me 1 lek e kilovatit të energjisë elektrike, në mandatin e 4 të socialistëve sorosianë, u shpalos me bujë të madhe.

Satrapi i Surrelit, me akrobacira allaturke mbështjellë me veshje amerikane, po korr suksese të përkohshme në ngrirjen e dosjeve të nxehta në SPAK, të eklipsojë retë mbi Uotergejt-in. Nr, 2 Rama-McGonigal, për të cilin vetë Presidenti Donal Trump ka premtuar para kombit amerikan se “do ta gjejmë atë bir ku*ve që korruptoi agjentët FBI-së”. 

Fibrat optike të vëlla Olsit, vrasjet me listë-pagesa nga deputetë, gjykatës e investitorë strategjikë, pagesat e ditëpërditshme me nga 80 000 dollarë për djegësin që nuk është, apo 75 000 për dy anijet fantazëm në detin Jon, ky monstra, i ka shtrirë në gjithë fshatin.

I njohur edhe si gruaja e Bilalit në fotografinë nën hetim me Barack Obamën, edhe si motra e Yuri Kim në fushatat elektorale ‘një votë, një vizë amerikane’, multi-modeli i liderit anti-amerikan, lexon vetëm dy kapitujt që ka shkruar në 12 vjet të qeverisjes korruptive, uljen me 1 lek shqiptar të kilovatit të energjisë elektrike, dhe rritjes së mbështetjes amerikane përmes të dërguarit, Noc Rroku.

Përfitimi nga energjia dihet, nga Noc Rroku jo.

Një familje e mesme me 4 anëtarë, konsumon rreth 320 kilovatorë energji në muaj, që i bie të fitojë rreth 320 lek, që i bie 80 lekë në muaj për njeri, shumë më pak se 1 dollar.

Po sa bëjnë 1+1?

Edhe pse shumica e qeveritarëve e dinë se 1+ 1= 2, asnjëri nuk del mbi Edi Ramën e të na thotë, 1 lek shqiptar + Noc Rroku amerikan sa bëjnë?!

Ky antroponimi ynë, i ka fshirë të gjithë emrat shqiptar si ministër, deputet, president, lek, dollar, dhe i ka zëvendësuar me hajdut, vrasës, servil, mashtrues, maskë, dhe po marshon drejt fundit të zi të vet, me sloganin e ri “1 lek shqiptar + Noc Rrokun amerikan”!/Pamfleti

 

1 lek noc rroku

Lini një Përgjigje